PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet (0)

Pushimet mbaruan, Kastriot Caushi i kthehet punes


E Shtune, 30 Gusht 2008

Ne stil sportiv dhe lekure te nxire nga dielli i veres. Me kete pamje rikthehet ne kryeqytet aktori i njohur Kastriot Caushi. Pedagogu i Akademise se Arteve, ndonese vitet i fundit i ka munguar skenes dhe ekranit ne produksionet e reja kinematografike, mbahet mend ne kujtesen e publikut shqiptar, per filmat e suksesshem, qe ka luhatur gjate viteve te rinise. E megjithate, nostalgjia e kinemase dhe gara kinematografike, qe po zhvillohet ne qytetin e Durresit duket se nuk e kane larguar nga Tirana. Kac Caushi, sic kemi degjuar tashme ta therrasin miqte, i eshte rikthyer pas pushimeve angazhimeve te tij te perditshme. Ai eshte fotografuar nga paparazzi yne, mesditen e djeshme ne kryeqytet, ndersa eshte drejtuar per ne Akademine e Arteve. Duke qene se tani afron edhe sezoni i provimeve te vjeshtes, pedagoget kane ndoshta po aq shume impenjime, sa edhe studentet mbetes. Ne shoqerine e aktorit eshte edhe nje femer simpatike. Nuk dime nese me rikthimin e sezonit televiziv, Kaci do te jete gjithashtu edhe ne ekran.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika