PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Fashion Tv Party, ndalet ne Vlore


E Premte, 29 Gusht 2008

Pas Durresit dhe Velipojes eshte qyteti i Vlores ai qe do te prese festat verore te stacionit te njohur televiziv "Fashion Tv", ne te cilin prej pak kohesh fitoi te drejten e transmetimit edhe Shqiperia. Te gjithe te apasionuarit e modes e te muzikes, do te kene mundesine te ndjekin nje party argetuese mbremjen e 30 gushtit. Presidentja e Dhomes Kombetare te Modes Shqiptare, Diana Cekodhima, e cila ka dhe ekskluzivitetin e ketij aktiviteti, ka pohuar se ideja e saj ka qene, qe permes ketyre festave te krijohej nje atmosfere e ngrohte, por njekohesisht edhe masive.Qyteti i Vlores do te sjelle mbremjen e se shtunes te tjera surpriza, ku modelet shqiptare vec prezantimit ne kanalin prestigjoz, "Fashion TV", do te kene dhe oferta te tjera nga agjenci te ndryshme, duke i dhene mundesi krijimit te kontratave te punes. Gjate ketij aktiviteti ne Vlore do te jene te pranishem edhe perfaqesues te "Falco Production", nje agjenci nderkombetare operuese ne fushen e kinematografise e cila perzgjedh imazhe te reja per kinematografine dhe televizionin, duke ofruar bursa studimi per formimin ne kete sektor per produksionet e ardhshme ne vendin tone. Qellimi i zgjedhjes se ketyre qyteteve eshte, jo vetem per faktin se kane nje fluks te madh te shtreses se orientuar drejt modes, por dhe per fluksin e madh te emigranteve dhe turisteve qe vizitojne vendin gjate sezonit turistik.








Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika