PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Gjovalin Paci, piktori mes mistikes dhe seksuales


E Premte, 29 Gusht 2008

Ngjyra te ftohta, emocione njerezore dhe larmi teknikash. I tille eshte arti i Gjovalin Pacit dhe i pamundur per t'u pershkuar me tre fjale. Ne ekspoziten e dyte vetjake, artisti shkodran gjen mbeshtetjen e Kryetares se Kuvendit, Jozefina Topalli, duke prezantuar disa nga punimet e tij te fundit, por edhe te tjera te realizuara ne vite. Ne qender te piktures se tij jane ngjyrat e ftohta dhe perceptimet ndermjet qiellit, tokes dhe hyjnores formesojne kultin e nje arti modern. Jane keto karaktersitika, qe bien ne sy edhe ne ekspoziten e hapur dy dite me pare, ne ambientet e "Muzeut Historik Kombetar". Piktura e Gjovalin Pacit mbart permes relieveve dhe ngjyrave nje realitet, qe ngerthen secilin prej nesh. Por ajo qe eshte interesante ne artin e tij, lidhet jo vetem me materializimin e nje shpirti qe buron tek tradita dhe larmine e ngjyrave, por edhe me numrin teper te madh, qe permban galeria e puneve te tij. Ne 30 vite jete me penelin, ai zoteron rreth 10 mije pune, secila e vecante ne menyren e koncpetimit dhe ne prezantimin e ngjyrave, por ku secila prej tyre mban vulen e origjinalietit te Gjovalin Pacit. E ndersa shohim pikturat e tij te ekspozuara keto dite, ajo qe vlen per t'u theksuar ne kompleksitetin e artit te Gjovalin Pacit eshte perdorimi i disa teknikave ne te gjitha gjinite e artit, te kompozimit, te portretit, por edhe disa lloj teknikash si akrilik, vaj, tempra, guashe dhe teknika te tjera grafike, bardh e zi. Ai ndalet me gjate ne tekniken e akrilikut te pjekur, qe vitet e fundit ka nisur ta terheqe jashtezakonisht shume. "Qe pas vitit 2000, une vetem ne kete teknike punoj", shprehet Paci. "Une me kete teknike shprehem mjaft mire, sepse pervec ndjesise shpirterore, ajo me jep dhe ndjesine e mrekullueshme te te prekurit. Le te bejme nje paralelizem: kur piktura nderthuret me skulpturen, perftohen dy dimensione plus dhe keshtu behet me konkrete, me e prekshme, me ngacmuese. Pikerisht ne kete pike kam arritur une me tekniken qe perdor, ndaj dhe ndihem mire aty, ne ate qe dua te shpreh", perfundon ai. Tendenca e qendrimit ne hije, ose pozicionimi i postuar nga vemendja e medias mbase i ka sherbyer me se miri formimit dhe konsolidimit te personalitetit te tij artistik. Gjithashtu ne subjektet, qe Paci sjell ne artin e tij shkrihen me se miri biblikja, tokesorja, njerezorja. Tjeter vecori e nje prej periudhave te puneve te Pacit eshte dhe nderfutja. Ne gjithcka dhe ne cdo gjendje vihet ne dukje gjallimi i jetes dhe emocionet qe ngjallen permes saj. Por nese do te kerkonim piken e perbashket ne larmine e gjithe puneve te tij, vete Paci do te veconte mbizoterimin e toneve te erreta dhe nje lloj ndricimi te fuqishem qe zbret nga maja e nje mugetire qe krijohet nga poshte. "Eshte nje lloj frike qe te krijohet kur bie muzgu, nata, drita e forte dhe erresira gjithmone krijojne nje kompleks mistik", sakteson ai. Ne fakt mistikja dhe seksualja jane dy linjat qe pershkojne permbajtjen kryesore te punimeve te ekspozites se Gjovalin Pacit, te cilat levizin mes figures dhe abstraksionit. "Eshte artisti i rrethuar prej mijera e mijera ngjarjeve, guxon te dsshifroje kete panoramim sendesh dhe mjetesh, ku futen per shembull: lajmi, moda dhe te tjere elemente, qe ai i perjeton ne menyre shqisore ose te padukshme. Mes tyre eshte artisti, ne rastin konkret piktori, i cili qendron mes ca gureve e ca tubave; nje moment thote, jam i madh, nje moment thote jam i vogel e nje moment thote, jam i mesem. Pra eshte ideja e njeriut ne formim e ne plotesim e siper", shprehet ai duke iu referuar artit te vet.



I vetmi piktor shqiptar ne Galerine e Komisionit Evropian

Gjovalin Paci eshte i pari dhe i vetmi pikor shqiptar, qe deri tani ka arritur te ekspozoje veprat e tij ne galerine e Komisionit Evropian ne Bruksel, ku eshte prezantuar me punime te realizuara me tekniken e akrilikut te pjekur. Gjithashtu duke mbetur mes atyre, qe artin synojne ta percojne edhe pertej kufijve, ai eshte ndalur ne disa kryeqytete evropiane, mes te cilave edhe ne Frankfurt duke ekspozuar ne galerine gjermane, "Arti ne shtepine blu". Aty jane prezantuar tre cikle punimesh. Njeri prej cikleve quhet "Shperthimet biblike", me rreth 10 punime qe i jane afruar abstraksionit dhe punime ne reliev. Nje cikel tjeter luan me mitet, me kohen e shkuar dhe me kohen e ardhshme. Gjithashtu pjese e konceptimit artistik eshte edhe besimi, menyrat e trajtimit te tij ne kohet moderne. Ka edhe disa motive te tjera qe jane me teper motive shqiptare, patjeter te abstraguara dhe me afer piktures dekorative, relievit dhe midis piktures dhe skulptures. Arti i tij ka qene i panjohur per shikuesit gjerman, ashtu sic ka qene e panjohur Shqiperia. Simbolet dhe mitet e saj zene vend ne artin e Gjovalin Pacit.



Piktori i apasionuar, qe nuk studioi artet

Marredhenia e tij me artin behet edhe me interesante, edhe per faktin, qe ai nuk ka studiuar nje shkolle arti. Gjithsesi ky fakt nuk e ka penguar kurrsesi, qe gjate gjithe jetes se vet te sillet dhe te njihet si nje artist profesionist, duke provuar madje ne disa zhanre te artit pamor. Vjen jo rastesisht nga Shkodra, qyteti i traditave kulturore, qyteti i kenges, poezise dhe penelit. Me origjine nga Malesia e Madhe, me nje femijeri aspak komode, ai do t'i futej rruges se artit, jo si nje rruge per te bere para, por si nje mundesi e gjithepushtetshme per te shperthyer nga vetja vershimin e nje shpirti te madh dhe plot nerv artistik. Prej rreth 30 vitesh merret me pikture, duke sjelle krijime ne te gjitha gjinite e artit, te kompozimit, te portretit, por edhe ne disa lloj teknikash si akrilik , vaj, tempra, guashe dhe teknika te tjera grafike, bardh e zi.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika