PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Milic: Une regjisori, ushtar ne Kosovoe


E Premte, 29 Gusht 2008

Tmerri i luftes se 15 viteve me pare ne Bosnje dhe pasojat e saj jane percjelle permes kinemase, ne Festivalin Nderkombetar Veror te Filmit ne Durres. "Te gjalle dhe te vdekur", nje bashkeprodhim kroato-boshnjak me regji te Kristjan Milic eshte prezantuar ne qytetin bregdetar, pasi eshte shfaqur me pare ne 20 festivale te tjere evropiane. Me nje gjuhe te pasur dhe karaktere te spikatura, filmi ka sjelle nje kendveshtrim regjisorial te ri, qe mbeshtetet edhe mbi pervojat personale te jetuara ne Ballkanin perendimor. Por, ajo qe regjisori Kristjan Milic ka theksuar nder te tjera, lidhet pikerisht me historine mbi te cilen eshte ndertuar subjekti i filmit te tij. "Nuk eshte nje histori, qe ka ndodhur, por nje nga ato histori, qe per fat te keq mund te ndodhin", eshte shprehur ai. I pranishem ne Durres per te ndjekur shfaqjen e filmit, regjisori ka kujtuar edhe kohet kur ishte ushtar ne Kosove, si dhe muajt e perjetuar si tankist gjate konfliktit ne Bosnje. Ai tregon se ne vitin 1988-1989 per nje vit radhazi ka kryer sherbimin ushtarak ne Kosove. "Po, kam qene ushtar ne Prizren dhe ne Gjakove. I njihja shqiptaret edhe me pare, pasi ne Zagreb ka shume nga bashkeatdhetaret tuaj. Por edhe gjate sherbimit ushtarak kam patur shume miq. Nuk kishte filluar ende lufta dhe kriza ne Kosove dhe ne Ballkan perjetohej ndryshe", tha Milic. Sidoqofte mbi te gjitha ka preferuar te ndalet ne pervojen e pare si regjisor i nje filmi me metrazh te gjate. "Filmi bazohet ne romanin e Josip Mlakic, i cili eshte edhe skenaristi i ketij filmi", thote regjisori Milic, i cili ka studiuar ne Akademine e filmit ne Zagreb. Bashkepunimi kroato-boshnjak eshte thuajse kudo i barabarte si ne financim edhe ne perberjen autoriale, ndersa xhirimet e filmit kane zgjatur tre vjet dhe jane nderprere disa here per shkak te buxhetit te vogel fillestar. "Kur rifillonim punen kisha frike, se aktoret mund te ishin shendoshur apo dobesuar, por gjithcka ka shkuar mire. Ishte nje grup interpretesh mjaft prej te cileve pa asnje pervoje filmike, me te cilet kam punuar plot entuziazem. Nuk eshte nje film i realizuar per para, por per te treguar nje histori tragjike, mjaft e komplikuar per shume popuj qe nuk kane perjetuar tmerre te tilla ne fund te shekullit te XX", nenvizon Kristjan Milic. Duket se pervoja si tankist gjate kohes se luftes i kane sherbyer regjisorit per t'i percjelle edhe me reale skenat e filmit. Dy ngjarje te renda te historise se kesaj pjese te Ballkanit tregohen paralelisht dhe pervec lidhjes logjike te luftes mizore, mbartin edhe vazhdimesine e njerit prej personazheve, gjyshi i te cilit ne vitin 1943 ka perjetuar te njejtat rrethana. Nje grup fashistesh kroate, pasi uzurpojne nje pike strategjike ne Bosnje marrin peng disa muslimane, qe i mbajne deri sa te mberrije grupi tjeter per t'i nderruar. Ngjarja ne Fushen e Varrezave riperseritet 50 vjet me vone ne vitin 1993 dhe grupi i ushtareve duket se ndjek te njejten logjike: nje lufte pa kuptim mes njerezve qe njihen mes tyre, nje lufte pa fitues, por vetem me humbes.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika