PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Giffoni mbeshtet Festivalin e Filmit


E Premte, 29 Gusht 2008

Festivali Nderkombetar i Filmit per Femije, "Giffoni"sjell mbeshtetjen per Festivalin Veror te Durresit, permes presidentit te tij Claudio Cupitosi. Cupitosi pershendeti Festivalin me te ri Nderkombetar te Filmit dhe siguroi per mbeshtetjen dhe bashkepunimin e nje prej 20 festivaleve me te njohur ne Europe. "Une kam ardhur ne Tirane 25 vjet me pare dhe kam ndjekur me shume kenaqesi ndryshimet e pandalshme pozitive te viteve te fundit", pohoi presidenti i ketij festivali, qe tashme eshte i pranishem edhe ne vendin tone, fale bashkepunimit me producentin Namik Ajazi. Cupitosi ofroi bashkepunim per hapjen e nje shkolle, ku do te pergatiten profesioniste, te cilet do te organizojne veprimtari te medha si Festivali i Durresit. "Une kam bindjen se brenda 4-5 vitesh Festivali Fderkombetar i Durresit do te jete nje ngjarje e rendesishme me karakter jo vetem rajonal, por edhe europian", tha presidenti i festivalit te Giffonit.



Kinemaja shqiptare

"Pranvera s'erdhi vetem" dhe "Kthimi i ushtrise se vdekur", kane qene dy filmat e prezantuar se fundmi ne Festivalin Nderkombetar te Filmit, qe po zhvillohet ne Durres. Dy realizime te suksesshme te kinemase shqiptare, qe jane vleresuar me cmime perkatesisht ne vitet 1989 dhe 1991 kane rikthyer tek publiku nostalgjine e kinemase shqiptare, qe gjate ketyre diteve eshte bere pjese shoqeruese e gares kinematografike.



Prezantohen me shume se gjysma e filmave

Mbremja e djeshme ka shenuar edhe mbylljen e nates se gjashte te Festivalit te Filmit, ku tashme jane prezantuar me shume se gjysma e filmave pjesemarres. Jane projektuar si pjese e konkursit per trofeun "Gladiatori i arte" edhe dy filma te tjere, "Upside doen", bashkeprodhim kroato-maqedon dhe "Georg", prodhim estonez.





"Sekretet" ne dy festivale njekohesisht

Filmi "Sekretet", i cili eshte shfaqur prej dy netesh ne festivalin e Durresit si pjese e konkursit ne seksionin kombetar, eshte gjithashtu pjesemarres ne nje festival tjeter. Eshte kjo arsyeja, per te cilen regjisori i tij Spartak Pecani nuk ndodhej ne Durres, por ne Festivalin nderkombetar te Kajros.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika