PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Kapen 6 pistoleta Mini-Zastava

Kapen 6 pistoleta Mini-Zastava

Redinalda Caushaj
E Shtune, 23 Gusht 2008

TIRANE - Gjashte pistoleta hyne lirisht ne token shqiptare pasi u trafikuan nga Kosova dhe pas nje ndjekjeje policore nga Tirana ne Fushe Kruje, ato jane konfiskuar nga policia duke arrestuar dhe dy pronaret e tyre. Ata jane Kujtim Laci, 44 vjec lindur ne Lac dhe banues ne Fushe Kruje, dhe Afrim Stafuka, 39 vjec lindur dhe banues ne Fushe- Kruje. Dy te dyshuarit, u arrestuan gjate operacionit te koduar "Stazhieri", rreth ores 09:00 te dites se djeshme, ne vendin e quajtur "Mbikalimi" ne Fushe Kruje. Nderkohe kontrolli i baneses se Lacit coi ne sekuestrimin edhe te 200 grame kokaine, me vlere ne tregun e zi, rreth dy milione leke te rinj.

Trafiku

Dy burrat nga Fushe Kruja, Laci dhe Stafuka qe u kapen ne flagrance me gjashte pistoletat tip "Mini-Zastava" te kalibrit 6.6 mm, dyshohet se do t'i trafikonin per qellime fitimi. Ata sigurisht qe kishin siguruar kliente per t'i blere keto pistoleta dhe sigurisht shkaku per te poseduar nje te tille, nuk eshte aspak paqesor, por thjeshte per te realizuar nje krim.

Armet sipas burimeve nga policia dhe Prokuroria per Krime te Renda, jane porositur ne Kosove prej disa muajsh ndersa vetem dy dite me pare do te kryhej trafikimi i tyre. Mesohet se dy te arrestuarit pasi kishin trafikuar armet, nepermjet pikes kufitare te Morines, kane vazhduar udhetimin e tyre. Ata kane rrugetuar drejt Fushe Krujes me dy automjete me vete. Pasi kane mberritur ne mbikalimin e Fushe- Krujes, Laci dhe Stafuka jane ndalur nga policia. Efektiva te veshur civile kane dale nga disa automjete dhe pasi kane kryer nje kontroll ne te dyja automjetet, kane zbuluar gjashte pistoletat e tipit "Mini-Zastava".

Hetimet

Policia ka sekuestruar armet ne cilesine e provave materiale. Ato jane derguar per ne laboratorin e kriminalistikes per te pare nese jane perdorur per krime te meparshme apo kane qene te paperdorura me pare. Nderkohe, dy te dyshuarit, u arrestuan ne kushtet e flagrances. Gjate operacionit "Stazhieri" u sekuestruan dhe dy automjetet, njeri tip "Fiat" e tjetri tip "Audi", makina me te cilat ishin duke udhetuar dy te arrestuarit. Po ashtu u bllokuan edhe tre pale targa false qe perdoreshin nga te dyshuarit, si dhe tre celulare.

Materialet hetimore i kaluan per ndjekje te metejshme Prokurorise per Krime te Renda dhe dy te prangosuri akuzohen per "trafik armesh e municionesh luftarake kryer ne bashkepunim", si dhe "prodhim e shitje te lendeve narkotike".

Me operacionin e djeshem, policia tha se zbuloi nje tjeter rrjet trafiku te armeve nga Kosova per ne Shqiperi. Konfirmohet se hetimet e meparshme kundrejt trafikut te armeve nga Kosova per ne vendin tone dhe anasjelltas cuan ne arrestimin dje, te dy te dyshuarve te radhes. "Dalja e emrave te tyre gjate pergjimeve telefonike te kryera me pare nga prokuroria e krimeve te renda si dhe renia ne gjurme te tyre coi edhe ne arrestimin e tyre", sqaruan burimet nga prokuroria. Sipas tyre, dy te arrestuarit, per tre muaj me radhe kane qene nem hetim nga ana e Prokurorise se Krimeve te Renda. Pergjimet telefonike te kryera ndaj tyre, kane zbuluar edhe ne hyrjen e armeve ne vendin tone.

Sekuestrohen 200 grame kokaine

Pas venies ne pranga efektivat e policise kane zbarkuar ne banesat e dy te arrestuarve. Shkak per kete kontroll ka qene pikerisht zbulimi i fshehjes se ndonje arme tjeter per qellime trafikimi. Por ka ndodhur krejt e kunderta. Gjate kontrollit te baneses se Lacit policia ka gjetur dhe ka sekuestruar nje sasi prej 200 grame lende narkotike, e cila dyshohet te jete e llojit kokaine. Sipas burime nga policia Laci dyshohet ta kete perdorur kete lende narkotike per shitje ne tregun vendas. Burimet kane shtuar se kane nisur hetimet edhe per verifikimin e kesaj veprimtarie ne ngarkim te 44-vjecarit. Mbi te rendon akuza tjeter pervec asaj te trafikut te armeve, akuza e "prodhimit dhe shitjes se lendeve narkotike". Policia ka nisur hetimet per te zbardhur prejardhjen e sasise se droges te gjetur ne banesen e tij si dhe ne zbulimin e ndonje bashkepunetori te Lacit per trafik te narkotikeve. Dy te arretsurit priten te merren ne pyetje nga ana e efektivave te policise mbi 6 pistoletet e sekuestruara.

Trafiku i armeve ishte i njejti Kosove - Shqiperi

Tre operacione te meparshme te kryera nga Prokuroria e Krimeve te Renda ne bashkepunim te policise kane pasur te njejtin linje trafiku te armeve, e kryesisht pistoletat. Arrestimet e autoreve kane pasur njohje me njeri-tjetrin. Sipas burimeve nga Prokuroria e krimeve te renda Laci dhe Stafulla rane ne pranga si vazhdim i operacionit te fundit atij "Ciklon 4" ne te cilen rane ne pranga 4 persona ne mars te ketij viti.






Komento artikullin | Shiko komentet (322 komente)
Te Tjera nga rubrika