Bie nga sera, vdes punetori 20-vjecar
E Enjte, 21 Gusht 2008
Lushnje- Nje 20-vjecar ka gjetur vdekjen mesditen e djeshme teksa ka qene duke punuar ne nje skele 5 metra te larte, ne serat te nje biznesmeni ne Divjake. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:30, ndersa policia mberriti menjehere ne vendngjarje. Burime zyrtare thane pas hetimeve paraprake se i riu Bedin Budo, ka qene duke punuar ne nje skele pese metra te larte ne nje sere per te riparuar tarracen e saj. Duke punuar, 20-vjecarit i ka shkare kemba duke rene pertoke pa ndjenja. Koleget qe kane qene ne vendngjarje jane munduar qe t'i japin ndihmen e pare, por Budo ka nderruar jete gjate rruges per ne spitalin e Lushnjes. Mjeket thane dje per gazeten "KJ" se i riu kishte mberritur i vdekur ne spital. Ne vendngjarje ka shkuar dhe policia, e cila ka dokumentuar ngjarjen dhe ka pohuar se vdekja e 20 vjecarit ka ardhur si pasoje e mosrespektimit te rregullave te sigurimit teknik ne pune. Hetuesit po verifikojne nese mungesa e kushteve te sigurise nuk eshte respektuar nga vete viktima, apo punedhenesi i tij qe u mor ne pyetje menjehere pas incidentit te ndodhur. Ne pyetje jane marre edhe punetoret e tjere qe gjendeshin ne sere momentet e ngjarjes dhe pritet qe Prokuroria e Lushnjes te vendos per hetimet e metejshme.
Xh. Beharaj