Veteshperthimi me dinamit, policia mbyll hetimet
E Enjte, 21 Gusht 2008
Bulqize- Policia e Bulqizes ka mbyllur hetimet per vetehedhjen ne ere me dinamit te nje 46-vjecari nga fshati Shupenze dy dite me pare. Dosja i kaloi diten e djeshme prokurorise si nje vetevrasje e paster e Gjetan Ademit, ndersa u moren edhe deshmite e te afermve te viktimes, duke nxjerre si shkak depresionin nervor si rrjedhoje e papunesise se viktimes dhe gjendjes se veshtire ekonomike. Po diten e djeshme 46-vjecarit Ademi i jane bere nderimet e fundit pas terheqjes se trupit nga morgu i qytetit. Viktima prej nje jave kishte gjetur ngushellim tek alkooli dhe diten e ngjarjes sipas gruas se tij kishte konsumuar gjysme litri raki. Me pas ai kishte dale ne ballkon duke ndezur me shkrepese fitilin zjarrpercjelles te dinamitit me peshe rreth 100 grame, duke shperthyer. Vdekja sipas eksperteve ka qene e menjehershme dhe eksplozivi ka demtuar rende trupin e 46-vjecarit. Prej kohes Ademi nuk gjente dot pune ne institucione e firma private, duke zgjedhur ne fund lenien jetim te kater femijeve.