PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Terrorizuan qytetin, pranga dy te forteve


E Enjte, 21 Gusht 2008

Lezhe- Bresherite e armeve terrorizojne banoret dhe pushuesi ne Shengjin. Policia ndalon dy te dyshuar te cilesuar edhe si te fortet e zones dhe bllokon armet e krimit. Burime zyrtare te policise se Lezhes thane dje se arrestuan Ernest Lorencin dhe Eder Marhilen, qe dyshohen se oret e vona te se martes, duke u gdhire dita e djeshme, kane qelluar me bresheri automatike ne afersi te hekurudhes, ne fshatin Ishull Shengjin. Te shtenat sipas banoreve jane degjuar rreth ores 23:40 dhe kane zgjatur deri pas mesnate. Te rinjte udhetonin me nje mjet tip "Benz", me targa te Lezhes, per ne fshatin Ishull Shengjin, ku edhe banonin. Sapo jane afruar prane shinave te trenit, jo shume larg tregut te qytetit, ata kane ndaluar makinen duke nxjerre prej bagazhit nje automatik tip "Kallashnikov" dhe kane nisur te zbrazin ne ajer nje karikator te tere. Sapo eshte vene ne dijeni, policia e Lezhes eshte vene ne levizje duke shkuar ne vendngjarje, pasi eshte menduar per ndonje atentat. Ekspertet sekuestruan mbi 20 gezhoja automatiku, ndersa agjentet mblodhen te dhena per autoret e ngjarjes. Postblloqe te shumta jane ngritur ne te gjitha rruget e qytetit, por pa mundur te arrestonte ne flagrance dy te rinjte qe i kane shpetuar ndjekjes se pare. Kerkimet e bluve kane zgjatur deri dje rreth ores 11:00, kur Ernest Lorenci dhe Eder Marhila, jane kapur ne nje lokal ne plazhin e Shengjinit. Pas marrjes ne pyetje te te dyshuarve, uniformat blu bene edhe nje kontroll ne banesa, duke gjetur armen automatike te perdorur nga te rinjte. Fillimisht ata nuk e kane pranuar akuzen e ngritur per prishje te rendit dhe qetesise e armembajtje pa leje, por arma e bllokuar dhe gezhojat do te provojne autoresine.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika