PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Varrezat e Korces ne flake

Varrezat e Korces ne flake


E Enjte, 21 Gusht 2008

Korce- Varrezat publike te Korces nuk behen preh vetem e grabitesve qe i bastisin duke u marre materialet qe shiten per skrap, por edhe e zjarrvenesve. Flaket kane perfshire nje pjese te varrezes, por vatra eshte shuar ne kohe pas nderhyrjes se punonjesve te sherbimeve publike, qe jane caktuar per sigurine dhe mirembajtjen e tyre. Vatra e zjarrit eshte shkaktuar mengjesin e djeshem ne nje prej parcelave te varrezave publike, duke demtuar te pakten 4 varre qe jane djegur ne pjesen e jashtme te tyre, pavaresisht mbuleses prej mermeri. Burime te policise se Korces, qe jane sinjalizuar per renien e ketij zjarri, thane se ai eshte shkaktuar aksidentalisht dhe nuk ka qene i qellimshem. Nga hetimet e kryera ka rezultuar se flaket jane shkaktuar nga ndezja e qirinjve dhe pakujdesia e njerezve qe shkojne per te nderuar e kujtuar te afermit e tyre ne keto varreza. Por hetuesit nuk perjashtuan edhe mundesine e nje zjarrvenie te qellimshme. Punonjesit e sherbimeve publike, qe kane nderhyre per shuarjen e zjarrit, thane se ai mund te ishte perhapur nga pakujdesia dhe sendet qe ndodhen prane vareve. “Ne nuk kemi pare asnje person te dyshimte dhe mendojme se eshte nje pakujdesi”, tha nje prej punetoreve te varrezes dje per gazeten “KJ”. Banoret e qytetit te cileve u jane demtuar varret e te afermve te tyre nga flaket, kerkuan dje shpjegime per ngjarjen dhe masa me te forta per te shmangur aksidente te tilla dhe demtimet ne varreza, qofshin keto te qellimshme apo nga pakujdesia. Burime policore thane se eshte demtuar nje siperfaqe prej disa dynym toke dhe kater varre, por zjarri nuk eshte perhapur me tej si pasoje e nderhyrjes se punetoreve qe perdoren kazma, lopata dhe ujin e cezmave aty prane per ta shuar. Policia beri te ditur se pak dite me pare eshte kapur nje tjeter grup adoleshentesh qe vidhnin vazo zbukuruese prej metali ne varrezat publike te qytetit.

Bashkia, qe ndodhet nen presionin e qytetareve per te rritur sigurine ne varrezat publike, eshte detyruar qe te marre ne ruajtje kete hapesire ku kryhen procesionet mortore. Eshte ndaluar edhe hyrja e mjeteve ne varreza.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika