Tenton vetehelmimin me ilac miu
E Merkure, 20 Gusht 2008
Nje 24 vjecare ka tentuar t'i jape fund jetes diten e djeshme duke pire helm kunder minjve. Dhurata Ramazani, 24 vjece, banues ne Tirane, ka tentuar te vetehelmohet ne rrethana ende te paqarta per policine. Ngjarja ka ndodhur ne oren 12:00 te dites se djeshme, ne afersi te Kamzes. Efektivet e komisariatit nr. 5 ne Tirane kane shkuar menjehere ne vendngjarje, duke bere me dije se vajza ka tentuar t'i jape fund jetes si pasoje e nje depresioni qe ka kaluar ne ato momente. Por ne pyetje jane marre edhe familjaret per te zbuluar shkaqet e verteta te ngjarjes. Ndersa mesohet se Ramazani eshte derguar menjehere ne Spitalin Ushtarak, ku ka marre edhe ndihmen e menjehershme mjekesore. Policia tha se aktualisht vajza ndodhet jashte rrezikut per jeten.
R.C