 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vetehidhet ne ere me dinamit
E Merkure, 20 Gusht 2008
Bulqize- Nje 46-vjecar i ka dhene fund jetes duke bere kamikazin. Jo per te kryer ndonje mision terrorist ne emer te kauzes, por thjesht per te shpetuar nga varferia dhe hallet. Ngjarja e rende ka ndodhur mesditen e djeshme ne Shupenze te Bulqizes, kur nje shperthim i fuqishem eksplozivi ka tronditur banoret e zones. Trauma ka perfshire ne pak minuta familjen Ademi, ndersa kane gjetur trupin e shperndare ne copa te kryefamiljarit te tyre, Gjetanit. Fillimisht policia ka dyshuar per nje akt terrorist dhe vrasje, por me pas, rrefimi i te afermve te viktimes ka zbardhur gjithcka. Burime zyrtare te policise thane dje per gazeten "KJ" se Ademi eshte vetevrare ne kushte te nje depresioni te thelle qe e kishte perfshire prej javesh.
Varferia dhe mos gjetja e nje rruge per t'u vetepunesuar dyshohet te jene shkaqet qe kane derguar ne veteflijim 46 vjecarin Gjetan Ademi. Ngushellimin nuk e ka gjetur as tek rakia. Pasi ka pire rreth 500 gr alkool, eshte mbyllur ne dhomen e tij dhe ka lidhur fitilin zjarrpercjelles me nje detonator. Por me pare kishte siguruar nje kallep dinamiti prej 100 gramesh dhe i ka vendosur ne trup. Ka ndezur fitilin dhe me te ka dale ne oborrin e baneses se tij, ku dhe ka shperthyer. Perfundimi ka qene fatal, vdekje e menjehershme dhe copetim i trupit nga fuqia e eksplozionit. Familjaret kane mberritur te terrorizuar ne shkallet e shtepise per te pare se c'kishte ndodhur, por nuk u kane besuar syve. I afermi i tyre qendronte i pajete ne token aty prane, ndersa nuk u ka mbetur tjeter vecse te njoftonin policine e Bulqizes.
Ne vendngjarje kane mberritur forca te shumta te policise, eksperte dhe specialiste nga drejtoria e policise Diber. Eshte rrethuar banesa dhe jane kryer hetime intensive. Familjaret dhe banoret jane mbajtur larg vendit te ngjarjes edhe per shkak te demtimit te rende te trupit te viktimes pas shperthimit. Hetuesit kane marre ne pyetje familjaret, duke mbledhur te dhena rreth shkaqeve te ngjarjes se rende. Nga hetimi i kryer ka rezultuar se prej nje jave Gjetan Ademi kishte gjetur ngushellim tek alkooli, ndersa kishte kaluar ne depresion per shkak te kushteve ekonomike. Dje rreth ores 12:00 ai ka konsumuar gjysme litri raki dhe me pas ka kryer aktin e veteflijimit. "Edhe pse ka kerkuar disa here pune ne ndermarrje te ndryshme, ka qene e pamundur", jane shprehur familjaret per policine. Ai mbijetonte vetem fale ndihmes ekonomike qe perfitonte. Bashkeshortja e te ndjerit i deklaroi policise se Gjetani nuk njihej si konsumues i pijeve alkoolike, por vetem javen e fundit kishte shkuar ne shtepi disa here i dehur. Eksperteve u eshte dashur te mbledhin copat e trupit te shperndara ne bahcen e familjes Ademi dhe me pas te kryenin veprimet paraprake hetimore per te percaktuar llojin e eksplozivit dhe sasine e perdorur. Burime zyrtare thane se 46 vjecari ka qene ne gjendje te renduar mendore kur ka kryer aktin. Pritet ekspertiza mjeko-ligjore per perfundimin shkencor te shkakut te vdekjes.
Ardian Bushi
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
|
|
|