Digjen 111 ha, 40 persona te arrestuar
E Merkure, 20 Gusht 2008
Drejtori i Emergjencave Civile ne Ministrine e Brendshme dhe te Pushtetit Vendor, Alfred Olli, deklaroi dje se jane arrestuar 40 persona te dyshuar si autore te zjarrvenieve te qellimshme. Pergjate muajve te Veres sipas zyrtarit te larte jane shenuar 311 vatra zjarresh ne te gjithe vendin, ku jane angazhuar qindra forca dhe nje avion civil italian qe ka ndihmuar me hedhjen e ujit nga ajri. Ky avion eshte perdorur edhe gjate zjarreve te fundit ne zonen e Delvines dhe Himares. "Jane djegur kryesisht siperfaqe me kullota, me 111 hektare, ndersa jane dhe 20 banesa po te djegura, kryesisht si pasoje e defekteve ne rrjet apo pakujdesive", eshte shprehur Olli diten e djeshme. Numerohen gjithashtu qe prej muajit korrik e deri diten e djeshme, 24 plantacione me peme te ndryshme, kryesisht ullinj. Zonat me te prekura nga zjarret jane ato te Fierit, Beratit, Sarandes, Delvines de Himares. Sipas Ollit shkaqet jane nga me te ndryshmet, ku mbizoterojne ato te zjarrvenieve te qellimshme.