PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Delvine, zjarri shkrumbon 4 shtepi


E Merkure, 20 Gusht 2008

Sarande- Pyjet dhe kullotat e qytetit te Delvines kthehen teresisht ne shkrumb e hi. Pese vatrat e zjarrit te rena mengjesin e djeshem ne tre fshatra kane djegur siperfaqe te tera, pese shtepi dhe gjashte vica. Situata ka qene dramatike, pasi jane rrezikuar edhe jetet e banoreve ne fshatin Gjashte, rrugen nacionale Sarande-Bregdet, Lefterohor, Vergua, Kalase dhe Navarrice. Ky eshte zjarri i dyte masiv qe ka perfshire kete zone, pas atij ne fundjave qe me shperthimet e fishekeve prane nje reparti ushtarak per pak sa nuk shkaktoi nje tragjedi me viktima. Policia po heton per nje zjarrvenie te qellimshme dhe jane shoqeruar disa persona te dyshuar. Zjarre ka pasur edhe ne qytetet e Elbasanit dhe zonen e Vlores, pa deme ne njerez apo banesa.

Pese zjarret e dites se djeshme kane krijuar situate te renduar ne fshatra dhe qytetin e Delvines. Sipas Shtabit te Emergjencave ne nenprefekturen e Sarandes, flaket diten e djeshme kane rrezikuar jo vetem pyje e ullishte, por edhe banesa e jeten e njerezve. Zjarri i rene ne fshatin Gjashte, ngjitur me qytetin e Sarandes, ne rrugen nacionale, ka bere qe te digjen edhe dy shtepi. Banesa e pare qe u perfshi nga gjuhet e flakeve ishte ajo e Jasin Bedulit, buze rruges. Ndertesa u be shkrumb brenda pak minutash dhe perpjekja per te shuar flaket ishte e kote. Per fat te mire jane larguar pjesetaret e familjes. Flaket mesohet se kane rene pak pas mesnate, kurse familja Beduli e ka kaluar gjithe naten ne qiell te hapur. "Na kane mbetur vetem rrobat qe kishim te veshura ne trup", thone te demtuarit nga zjarri. Ata tregojne se flaket ishin te menjehershme dhe ka qene e pamundur izolimi i vatres ne kohe. "Edhe pse tentuam te futemi disa here ne banese, asgje nuk mundem te nxjerrim prej andej. Jemi ne pike te hallit. Na vune flaken dhe askush nuk na u gjend prane. Kur erdhi zjarrfikesja shtepia ishte shkrumbuar teresisht", rrefen per gazeten "KJ", kryefamiljari Jasin Beduli. Ai kerkon ndihme nga pushteti vendor, pasi familja ka mbetur ne qiell te hapur. Por vec baneses se familjes Jasinit eshte djegur pjeserisht edhe shtepia e vellait te tij, Faik Bedulit. "Vetem fati shpetoi shtepine time, pasi ndryshoi drejtimi i eres ne sekondat e fundit. Por e pesuan gjashte vica dhe tere baza ushqimore qe kishim per bagetite. Vicat u dogjen te gjalle", thote Faiku. Demi ekonomik eshte i madh, kurse vellezerit Beduli thone se ka qene nje zjarrvenie e qellimshme.

Te tjeret

Por sikur te mos mjaftonte zjarri qe zgjati 60 ore ne zonen e Delvines, mengjesin e djeshem eshte raportuar nje tjeter vater ne fshatin Lefterohor, mbi qytet, ne pyllin me geshtenja dhe ullinj. Flaket kane shkuar deri prane antenave televizive, ne Sopot, ndersa plantacioni eshte kthyer i gjithi ne hi. Zjarrfikesit jane perpjekur te nderhyjne se bashku me forcat e policise dhe banoret, por terreni ka qene i veshtire. Vetem oret e pasdites flaket mesohet se jane vene nen kontroll, por rreziku ka qene i madh pasi flaket zbriten drejt lagjes "Kasapaj" te qytetit. Nga qyteti duken qarte rete e tymit dhe gjuhet e flakeve qe perpijne pyllin e zones dhe pemet. Deri tani numerohen 250 rrenje ullinj te shkrumbuar dhe mbi 10 hektare kullote. Vatra zjarri jane vene re edhe ne Navarrice, duke shkaktuar deme materiale ne pronat e Andrea Koles. "E pamundur qe te vinin zjarrfikeset. U mobilizua fshati qe mundem te shpetonim banesat, sepse rreziku ishte i madh. Flaket ne vende te vecanta arriten deri ne 20 metra lartesi", thote Andrea, qe eshte edhe kameraman i nje televizioni lokal, duke na servirur pamjet e xhiruara. Po zjarri ka vene nen kontroll edhe kater shtepi ne Kalase, ne zonen e Vergoit, te cilat i ka djegur teresisht.

Bardhyl Bejko






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika