Grinden femijet, perleshen kunatat
E Merkure, 20 Gusht 2008
Lushnje- Grindjen mes femijeve e perfundojne nenat me nje perleshje te dhunshme dhe per pasoje perfundimin ne spital. Dy kunata jane rrahur me njera-tjetern dhe me pas kane bere denoncim ne policine e Lushnjes pas marrjes se mjekimit. Lajmi konfirmohet nga burime zyrtare, nderkohe qe dy grate po hetohen ne gjendje te lire. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, ne fshatin Fier Shegan. Sherina M., eshte rrahur keq prej kunates se saj, Burbuqe M., 42 vjece, ku shkaku ka qene nje grindje mes femijeve, qe eshte lene te zgjidhet me dhune mes tyre. Burimeve policore thane se mesditen e se henes, dy femijet e mitur 8 dhe 10 vjec kane qene duke luajtur me ne rrugen para shtepise se tyre. Por loja eshte kthyer ne nje debat e deri ne nje shkembim goditjesh me shkopinjte te cilet mbanin ne duar. Ka qene Burbuqja qe ka pare skenen e grindjes dhe ka rendur duke marre nje shkop per te sulmuar femijen e kunates se saj, Sherines. Por ndersa ka pare djalin qe bertiste e qante, 40-vjecarja i eshte versulur kunates. Ne perleshje e siper 42-vjecarja ka goditur disa here me shkop ne koke e trup Sherina M., duke i shkaktuar plage te renda. Te dyja kunatat sipas policise kane pesuar demtime dhe jane mjekuar ne spitalin e Lushnjes. Por pas mjekimit ato kane depozituar nga nje denoncim kunder njera-tjetres per rrahje.
Xhemil Beharaj