 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vjen ne pranga i denuari per plagosje
E Merkure, 20 Gusht 2008
Tirane - Interpol Tirana ka ekstraduar diten e djeshem nje 27 vjecar te akuzuar per vrasje te mbetur ne tentative. Elvis Avdisha, nga qyteti i Durresit eshte ekstraduar rreth ores 23 : 30 ne oret e vona te dy diteve me pare nga Zyrih - Zvicer ne drejtim te Shqiperise. 27 vjecari ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Shkalles se Pare Durres, me vendim numer 250 te dates 4 maj te vitit 2005, e ka shpallur fajtor dhe e ka denuar ate me 7 vjet burgim per vepren penale te "Vrasjes me dashje" mbetur ne tentative ne dem te shtetasit Erion Troplini. Po kjo gjykate me vendimin numer 320 te 4 majit te vitit 2005 e ka denuar Avdishen per veprat penale te "armembajtjes pa leje" dhe "plagosjes se lehte nga pakujdesia" ne dem te shtetasit Romeo Bejto me 2 vjet dhe 75.000 leke gjobe. Ne bashkim te denimeve i ekstraduari u denua perfundimisht me 7 vjet e 6 muaj heqje lirie. Pas apelimit te vendimit te dhene nga shkalla e pare, dosja eshte gjykuar edhe nje here ne Gjykaten e Apelit Durres. Kjo gjykate me pas shqyrtimit te kesaj dosjeje, me vendim numer 358 te dates 21 janar 2005, e ka deklaruar te ekstraduarin Avdisha fajtor per veprat penale te "vrasjes me dashje" mbetur ne tentative, "plagosjes se lehte" nga pakujdesia dhe "armembajtjes pa leje" dhe e ka denuar me 5 vjet burgim. Ngjarja per te cilen akuzohet Avdisha ka ndodhur me date 28 gusht te vitit 2004 ne qytetin e Durresit. Sipas policise shtetasi Elvis Avdisha per motive te dobeta ka tentuar te vrase shtetasin Erjon Troplini, duke plagosur edhe kalimtarin Romeo Bejto. Sipas policise ngjarja ka ndodhur per motive te dobeta ne kete qytet, ku me pas 27 vjecari ka nisur te qelloje ne drejtim te Troplinit. 27 vjecari me pas ishte larguar nga vendi yne dhe ishte shpallur ne kerkim nderkombetar. Arrestimi i tij u be i mundur nje muaj me pare nga autoritet Zviceriane. Avdisha iu eshte dorezuar dy dite me pare ne aeroportin "Nene Tereza" perfaqesuesve te Drejtorise se Pergjithshme te Burgjeve, te cilet e kane transferuar kete te fundit ne qytetin Durresit.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kapen 6 pistoleta Mini-Zastava
- Ekzekutimi i Shqypit, gjendet dy fije floku
- Veteshperthimi me dinamit, policia mbyll hetimet
- Bie nga sera, vdes punetori 20-vjecar
- Pranga adoleshenteve, vodhen shkollen 9 vjecare
- Arrestohet 23 vjecari, dyshohet te kete vjedhur nje banese
- Terrorizuan qytetin, pranga dy te forteve
- Varrezat e Korces ne flake
- Arrestohet 40-vjecari, u shiste droge pushuesve
- Plak “monster” ne Lushnje
- Lidhja e humbur, i merr peng vajzen
- Perfundon nen hetim 39 vjecari
- Apeli le ne burg Kranxhen, akuzohet per grabitjen e NBG-se
- Arrestohet mashtruesja e vizave amerikane
- Nipi nen akuze, vrau dajen biznesmen
|
|