PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Ekstradohet nga Sllovenia, Ledian Tira i denuari per vrasje


E Merkure, 20 Gusht 2008

Tirane -Nje 29 vjecar eshte ekstraduar dje nga Interpol Tirana pasi ishte shpallur ne kerkim nderkombetar per vepren penale te "vrasjes". Ledian Ali Tira, 29 vjec nga qyteti i Durresit eshte ekstraduar dje ne vendin tone nga Ljubjana e Sllovenise. Ngjarja per te cilen eshte ekstraduar i riu ka ndodhur plot 10 vjet me pare ne qytetin e Durresit.

Sipas policise ky shtetas ishte shpallur ne kerkim nderkombetar pasi Gjykata e Durresit me vendim numer 67, te dates 19 mars 1999 e kishte denuar ate me 16 vjet heqje lirie. Ledian Tira akuzohet se ka kryer veprat penale te "vrasjes" dhe "vrasje te mbetur ne tentative, keto te parashikuar nga nenet 76, 76-25 dhe 278/2 te Kodit Penal. Ngjarja per te cilen akuzohet 29 vjecari ka ndodhur me 14 prill te vitit 1998 ne qytetin e Durresit. Sipas hetimeve te kryera ne ate kohe nga Prokuroria e Rrethit Gjyqesor Durres, i ekstraduari Ledian Tira ne bashkepunim me shtetasin Osman Tellali diten e ngjarjes rreth ores 24:00, kishin nisur te grinden me shtetasin Enver Kiptiu per motive banale. Debati mesohet te mos jete kapercyer nga 29 vjecari i cili me ate dite, ka shkuar poshte baneses se Kiptiut dhe me pas ka qelluar me arme zjarri. Por plumbat kane kapur bashkeshorten e ketij te fundit, Shaje Kiptiu, e cila gjeti vdekjen e menjehershme. Pas kesaj ngjarjeje sipas policise, autori eshte larguar nga vendi yne ne drejtim te paditur dhe ne mungese te tij u zhvillua procesi gjyqesor, ne te cilen ky i fundit edhe u shpall fajtor dhe u denuar me 16 vjet heqje lirie. Qe prej 10 vitesh emri i Tires ishte ne listen e te shumekerkuarve nga vendi yne. Arrestimi i tij u be i mundur me daten 13 prill te ketij viti pas bashkepunimeve te Interpol Tiranes dhe Interpol Ljubjanes, Slloveni. Ndersa vetem dje eshte bere i mundur ekstradimi i tij ne vendin tone, rreth ores 14 : 40. Tira eshte pritur ne aeroportin e Rinasit nga punonjes te Drejtorise se Pergjithshme e Burgjeve. Ai eshte derguar per ne qytetin e Durresit vend ne te cilen duhet te vuaje edhe denimin. Nga te dhane e mara nga policia, Zyra Qendrore Kombetare Interpol Tirana per periudhen janar-19 gusht te ketij viti eshte bere i mundur ekstradimi i 46 personave te shpallur ne kerkim nderkombetar, persona keta te akuzuar per kryerjen e veprave te renda penale. Nderkohe si rezultat i bashkepunimit dhe shkembimit te informacionit ndermjet Interpol Tirana me strukturat homologe policore te vendeve te huaja, ne interes te Shqiperise eshte bere i mundur arrestimi per qellime ekstradimi i 74 shtetasve shqiptar te shpallur ne kerkim nderkombetar. Sipas burimeve per keta shtetas jane derguar te gjitha dokumentet perkatese ne menyre te tille qe te aprovohet qe keta te fundit te ekstradohen ne vendin tone si dhe te vuajne denimin e dhene nga gjykatat te cilat kane shqyrtuar dosjet e tyre hetimore.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika