Klosi: Kjo vere, me e ndotura se asnjehere
E Merkure, 20 Gusht 2008
"Plehrat ne ane te rrugeve nacionale i vrasin syte cdo turisti qe zbret drejt Sarandes apo ngjitet drejt Shengjinit. Plehrat ne hyrje e dalje te te gjitha zonave me banesa e hotele buze Adriatikut e Jonit, jane vula e nje politike te deshtuar mjedisore dhe e nje qeverisjeje primitive qe s'eshte ne gjendje te kryej as edhe nje sherbim te rendomte pastrimi mbeturinash anes rrugeve nacionale e prane zonave turistike". Kjo ka qene akuza me te cilen sekretari organizativ i PS, Blendi Klosi ka hedhur ne drejtim te qeverise per gjendjen e turizmit sot ne Shqiperi. Duke akuzuar per mungese infrastrukture, uji dhe kanalizimesh, Klosi eshte shprehur se prezent eshte dhe masakra urbane, elementi me korruptiv sipas tij i kesaj qeverie.