Kodheli: Meta, nje vegel e verber ne duart e Berishes
E Merkure, 20 Gusht 2008
TIRANE - Ka reaguar ne menyre te menjehershme ndaj deklarates se nenkryetarit te LSI, zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli. Me nje gjuhe te ashper, dhe reaguese, ajo i eshte drejtuar jo nenkryetarit te LSI, por kryetarit te kesaj partie, Ilir Meta, te cilin e ka akuzuar se po hedh balten e politikes se vjeter mbi Partine Socialiste. "U kerkojme ndjese te gjitheve per daljet e perseritura per shkak te sulmeve pa etike dhe asnje te vertete te Ilir Metes ndaj PSSH. Por, jemi te detyruar te mos heshtim e t'u themi qytetareve shqiptare se Ilir Meta po thellon hendekun me socialistet e progresistet e ketij vendi, duke hedhur perdite balten e politikes se vjeter mbi PS dhe duke treguar perdite me fjalet e tij se perpara interesave te veta personale nuk njeh asnje interes te vendit e as te qytetareve. Keshtu Iliri po behet nje vegel e verber ne duart e Sali Berishes", ka qene deklarata e Kodhelit. Nje reagim i ashper, duke akuzuar me te njejtin fjalor me te cilin kreu i LSI akuzon Ramen, ate te bashkepunimit dhe sherbimit qe i behet liderit te mazhorances se djathte ne pushtet, Sali Berisha. Perplasjet mes LSI dhe PS ka kohe qe kane nisur ne distance, duke paralajmeruar dite aspak te mira per kete koalicion, pikerisht 10 muaj perpara zgjedhjeve parlamentare te vitit 2009. Deklarata e Kodhelit se Meta po thellon hendekun me socialistet dhe progresistet paralajmeron nje distancim te metejshem nga njeri tjetri, duke prere te pakten deri ne keto momente shpresat per nje bashkepunim te afert parazgjedhor. Nderkohe qe debati ne distance ka vijuar me te njejtin intensitet, dhe ne qender te tij kane qene akuzat e ndersjellta per bashkepunim me Berishen. Nderkohe qe nuk kane munguar te pakten ftesat formale per bashkepunim, nga ana e LSI per reformen zgjedhore, nderkohe qe nga ana e PS per te ulur tonet dhe per t'u kthyer ne bashkepunimin normal mes partive te opozites qe do t sjellin dhe largimin e kryeministrit aktual.