PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Xhufi: PD-PS po e trajtojne Reformen zgjedhore si biznes


E Merkure, 20 Gusht 2008

TIRANE -Nenkryetari i LSI, Pellumb Xhufi nuk ka munguar te sulmoje edhe njehere socialistet per bashkepunim me Berishen per reformen zgjedhore. Sipas tij, PD dhe PS po e trajtojne Reformen Zgjedhore si nje biznes ne interes te tyre. "Shprehim ne menyre te perseritur shqetesimin me te thelle per udhen pa krye, ne te cilen politika e vjeter dhe e korruptuar ka futur procesin e reformes zgjedhore", ka qene deklarata e djeshme e nenkryetarit te LSI, Xhufi. Ai ka nenvizuar se zgjedhjet e lira dhe te ndershme, dhe ne funksion te tyre, reforma zgjedhore, jane prova e zjarrit per politiken shqiptare, qe do te tregoje nese ajo eshte e interesuar dhe e motivuar per t'i vendosur demokracine dhe institucionet shqiptare mbi nje themel te shendoshe. Dhe themeli e demokracise dhe I institucioneve jane pikerisht zgjedhjet, qe duhet te jene te lira e te ndershme. Sipas tij, per faj kryesisht te Qeverise, Shqiperia do te marre nje tjeter note negative ne vleresimet e BE e te partnereve te tjere nderkombetare, per faj te qeverise, por edhe te nen-kontratoreve te saj, po afrohet fundi i vitit pa regjister elektronik, pa karta identiteti, pa kod zgjedhor dhe me ndryshime te tilla ne Kushtetute e ne sistemin zgjedhor, qe paralajmerojne jo stabilitet, por destabilitet te politikes e te institucioneve.

"Procesi i reformes po trajtohet si nje biznes perjashtues, si nje operacion marrje e dhenie mes po atyre shperdoruesve dhe matrapazeve te votes se shqiptareve, qe jemi mesuar te shohim ne cdo takim elektoral. Vetem nje qasje e tille e pandershme, shpjegon faktin qe thirrjet e perseritura, qe LSI i ka drejtuar lidershipit te Partise Socialiste per te organizuar nje debat te hapur mbi ceshtjet me thelbesore te Kodit Elektoral, kane ndeshur ne nje heshtje prej nen-kontraktoresh te kapur", ka deklaruar Xhufi. Sipas tij, procesi zgjedhor eshte kapur nga politika e vjeter dhe e korruptuar dhe se ai po kushtezohet nga interesa okulte grupesh okulte, qe ashtu si ne zaptimin e trojeve, gjejne gjuhe te perbashket edhe ne zaptimin e pushteteve dhe te institucioneve. S.P




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika