PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Rikthimi i mundimshem pas 11 vitesh ne vendlindje


E Merkure, 20 Gusht 2008

Nuk ka qendruar ne heshtje gjate te gjithe ketyre viteve kryeministri Berisha. I gjendur nen goditjen e kundershtareve te tij politike, nen argumentin se nje njeri qe nuk shkon ne vendlindjen e vet, nuk mund ta doje nje vend i tere, kreu i mazhorances vijoi strategjine e ringritjes se tij politike, duke ia dale te vije ne pushtet. Por asnjehere nuk rreshti se tentuari per te gjetur momentin e volitshem per te zhvilluar nje vizite ne Tropoje. Nje nder tentativat me te forta te tij ka qene ajo e disa viteve me pare, teksa pas nje vizite ne Kukes, kerkoi te vizitonte Kosoven e cliruar, per te bere nje vizite blitz ne Tropoje, nga kufiri me Kosoven. Ndalimi ne kufi nga forcat e KFOR-it, beri qe kjo vizite te deshtoje. Tentativa e dyte ka qene dy vjet me pare, teksa zhvilloi nje vizite te suksesshme ne Kosove, dhe tentoi te realizonte dhe takime ne vendlindjen e tij. Por organet e sigurise kishin marre informacione per situate te pavolitshme ne vendlindjen e tij, duke shuar shpresen per nje rikthim pas shume vitesh ne Tropoje. Kjo eshte perpjekja e trete, e cila pritet te realizohet javen e ardhshme.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika