PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Xhufi: Bollano eshte nje provokator i frymezuar keq


E Merkure, 20 Gusht 2008

Reagon menjehere LSI ne lidhje me deklaraten e kreut te bashkise Bollano per futjen e greqishtes si gjuhe e dyte zyrtare. "Une, per fat te keq ve re qe kjo organizate po bie gjithmone e me shume ne pozitat e nje provincializmi, qe nuk justifikon objektivat, funksionin dhe ne fund te fundit edhe historine qe ka Omonia. Me duket si nje kerkese e bere thjesht per provokacion, eshte provokacioni i radhes, nje kerkese qe frymezohet nga interesa e objektiva, te cilat me se shumti te kujtojne skenare te ngjashem, qe ndodhen, jo aq shume ne jug por ne veri te Shqiperise", ka deklaruar dje Xhufi. Per te, eshte vertete per te ardhur keq, sidomos qe nga momenti kur ne krye te Omonias eshte kryebashkiaku i Himares, kjo organizate po artikulon kerkesen, apo artikulon ide, te cilat absolutisht nuk jane ne te mire te bashkejeteses, ne te mire te paqes sociale ketu ne Shqiperi. "Jam i bindur qe kjo bashkejetese nuk demtohet nga zera te tille, por qe per me teper kjo organizate, me gojen e Bollanos, po merr gjithmone e me shume nje rol per te provokuar, per te nxitur armiqesira, zjarre edhe ne nivel rajonal, jo vetem brenda Shqiperise. Ne kete aspekt, mendoj qe keto deklarata te pabaza, te paperligjura, te pambeshtetura askund jane provokacione, te cilat duhen marre si te tilla dhe mbi te cilat nuk do te duhej qe te perqendroheshim me shume sec meritojne dhe mendoj qe heshtja ndonjehere eshte pergjigja me e mire, qe mund t'u jepet te tilla deklaratave", tha Xhufi.






Komento artikullin | Shiko komentet (3 komente)
Te Tjera nga rubrika