PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

"Mandatin e dyte, gati projektet"


E Merkure, 20 Gusht 2008

SARANDE - Kryeministri Berisha nen moton "Shqiperia po ndryshon", i cili ka zevendesuar "Shqiperia ne NATO", ndermori dje nje tur te gjate perurimesh dhe celjesh investimesh ne zonen e Bregut ne jug te vendit. Duke paralajmeruar perfundimin e tyre brenda ketij mandati, por edhe projekte te tjera ne mandatin e dyte qeverises, kreu i qeverise ka lene per te kuptuar se e ka te garantuar fitoren vitin e ardhshem.

Kreu i ekzekutivit diten e djeshme vizitoi fshatrat Nivice, Shen Vasil, Borsh, Palermo dhe Vuno per te peruruar aty rruge dhe ujesjellesa dhe per te celur edhe nisjen e projekteve te reja. Nderkohe qe ai ka kthyer pergjigjie per te gjitha prentimet ne lidhje me abrogimin e ligjit 7501 per token, duke e mohuar kategorikisht nje gje te tille.

Pronat

Kreu i qeverise deklaroi se turizmi ne keto zona kishte marre nje zhvillim te ndjeshem dhe se do te shtohej edhe me shume me projektet e reja te qeverise per zonen e Bregut. Sipas Berishes, do te merren masa per lidhjen e disa fshatrave ne kete zone me detin, i cili gjendet ne distance te afert me to. Nje vemendje te vecante Berisha i kushtoi ne kete takim edhe ceshtjes se pronesise, por theksoi se menyre te qarte se ligji 7501 nuk do te abrogohej. Ai theksoi se problemet dhe padrejtesise do te zgjidheshin me ligjin e sapo kaluar ne parlament. Ai pohoi gjate takimeve te djeshme me banore te fshatrave te Bregut se me ligjin 7501 ne kete zone jane bere abuzime te shumta, por theksoi se ai nuk mund te perdorte dy standarde duke rrezuar kete ligj. "Ne te gjitha fshatrat e Bregut has ankimime te tilla dhe shume serioze. Por, duhet te jeni te sigurt qe ligji 7501 nuk mund te abrogohet sepse nuk mund te behen dy ligje, nje ligj per Bregun dhe tjeter per ne zonat e tjera, si Gjirokastren apo per Korcen", deklaroi Berisha, gjate bashkebisedimit te tij me banoret e ne lidhje me ceshtjet e pronesise. Por nga ana tjeter kreu i qeverise theksoi se cdo padrejtesie te bere duke keqperdorur nje ligj, i jepet pergjigje dhe zgjidhje me ligjin qe sapo ka kaluar ne Parlament. "Te jeni te sigurte se do te investohet dhe do te behet cdo perpjekje qe ky proces te perfundoje ne menyre sa me transparente dhe eficente", u premtoi Berisha banoreve te zones.

Mandati

Interesit te medias, se a do te perfundoje kjo rruge brenda ketij mandati te qeverise apo ne mandatin e ardhshem, Kryeministri iu shpreh se "gjithcka behet fjale per kete mandat, sepse mandatin tjeter do te kemi projekte te tjera". Me kete argument, gjate perurimit te rruges se Shen Vasilit, kryeministri Berisha ka paralajmeruar se ka gati projektet e rrugeve edhe per nje mandat te dyte. Ai u ndal ne fshatin Shen Vasil ku mori pjese ne ceremonine e perurimit te fillimit te punimeve per rikonstruksionin e sistemit te furnizimit me uje te kesaj zone. Rikonstruksioni qe parashikon permiresimin e sistemit te shperndarjes se ujit te pijshem, kombinuar me lidhjet e shtepive si dhe instalimin e matesve te ujit ne cdo familje, arrin vleren rreth 25.5 milione leke. Berisha u shpreh se me perfundimin e ketyre punimeve, familjet e kesaj zone do te kene furnizim me uje 24 ore. Nga ana tjeter Berisha theksoi se brenda ketij viti do te fillojne punimet per ndertimin e rruges qe te con nga fshati Shen Vasil ne bregdet. Perurimi i fillimit te punimeve per rikonstruksionin e rruges per ne Kalane e Borshit, u be diten e djeshme nga kryeministri Berisha. Ndertimi i i ketij objektit parashikon permiresimin e rruges qe kalon ne nje zone panoramike me pamje nga deti, me mur ne gjatesi te rruges me veshje me gure, si dhe nje parking automjetesh, me vlere rreth 13.7 milione leke. Gjate kesaj ceremonie, Berisha u shpreh se qeveria eshte e vendosur te financoje me perparesi te gjitha projektet qe duhen per ta shnderruar Borshin ne nje zone me mikpritese per turistet, si dhe per te shfrytezuar te gjitha potencialet e medha turistike qe ai ofron. Ne perfundim te vizites se tij ne zonen e bregut, ku ka inauguruar fillimin e punimeve te nje sere investimesh ne fshatrat e jugut Kryeministri Berisha, u ndal ne Porto Palermo, ku u takua dhe me banoret e kesaj zone. Pas inspektimit te punimeve ne rrugen e bregut, Berisha u shpreh se qeveria disponon te gjitha fondet per realizmin e cdo projekti qe nevojitet per te ndertuar nje infrastrukture moderne pergjate ketij bregu, nga Orikumi deri tek Kepi i Stillos. Fatjona Mejdini



Bollano

Kreu i qeverise, Berisha u shoqerua diten e djeshme ne takimet dhe perurimet e tij ne fshatrat e Bregut dhe nga kryetari i Bashkise se Himares, Vasil Bollano. Po keshtu Berisha shoqerohej nga ministri i Transporteve dhe Puneve Publike, Sokol Olldashi dhe nga perfaqesues te tjere te pushtetit vendor.

Premtimi


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika