PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Mediu: Legalizimi, jo ne kurriz te pronareve legjitime, te merren masa


E Merkure, 20 Gusht 2008

TIRANE - Republikanet i bene thirrje diten e djeshme qeverise qe te jete e kujdesshme persa i perket kerkesave te ish-pronareve legjitime te tokes per procesin e legalizimit. Ne nje prononcim per mediat kreu i Partise Republikane, Fatmir Mediu theksoi se qeveria nuk mund te lejoje qe procesi i legalizimit te behet ne kurriz te ish pronareve legjitim te tokes, duke paralajmeruara se ne kete pike nuk do te jene ne te njejten linje me qeverine. "Procesi i legalizimit nuk mund te behet ne kurriz te pronareve legjitime", deklaroi kreu i PR-se, duke legjitimuar edhe kerkesat e shoqates se pronareve "Pronesim me Drejtesi". Ne kete menyre kryetari i republikaneve mbron edhe pretendimet e pronareve legjitime per skenare abuzimi ne kurriz te tyre nga AlUIZNI, me faktin se ne perberje te shoqates ndodhen dhe eksperte qe kane ekzaminuar ne detaje procesin.

"Shoqata ka eksperte te nje niveli te tille qe e njohin mire kete ceshtje ndaj dhe qeveria duhet t'i degjoje me kujdes kerkesat e tyre", deklaroi Mediu ne fjalen e tij. Keshtu aleatet me te medhenj te Partise Demokratike, republikanet, dalin kunder qeverise se drejtuar nga kryeministri Berisha ne lidhje me ceshtjet e pronesise, ceshtje kjo qe jane ne fokus te programit politik te vete Partise Republikane. F.M



Vorpsi: Ka nje megavjedhje te pronave

Shoqata e ish-pronareve, " Pronesi me drejtesi" ka dhene edhe alarmin e nje megavjedhje te mundshme ne lidhje me procesin e legalizimeve ne kryeqytet. Skema e mundshme u be e ditur nga sekretari i kesaj shoqate, Rushit Vorpsi, i cili theksoi se me nxitim qe po karakterizon kete proces mund te behen abuzime te medha, sidomos me cmimin.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika