"Gerdeci", zhgenjimi i fundit
E Merkure, 20 Gusht 2008
VORE- Gerdeci dje ne syte e vizitoreve dukej me i populluar se kurre me pare. Ndonese temperatura i kishte kaluar 36 gradet, ne oret e para te paradites se djeshme me dhjetera banore dukeshin ne rruget e fshatit qe 5 muaj me pare perjetoi nje nga tragjedite me te medha te ndodhura ne vend. Emigrantet, per te cilet muaji gusht eshte i preferuar per kthimin ne Shqiperi, nuk kishin nguruar te ktheheshin edhe ne Gerdec. Tashme ata i shihje ne pragjet e shtepive pothuajse te rrenuara, te cilat vetem pak kohe me pare i kishin lene te rregulluara dhe te mobiluara edhe sipas stilit perendimor. Me kohen e kufizuar ne dispozicion, kishin dite qe benin bilancin e humbjeve dhe planet per rindertim. Ndonese dielli binte pingul ne toke dhe hijet ishin zhdukur si pasoje e shembjes se pemeve, banoret e Gerdecit i shihje perpara oborrit te shtepive, duke riparuar dhe rindertuar banesat, qe shperthimi i 5 muajve me pare i hodhi ne toke, sikur te ishin prej kartoni.
Vjedhja
Tragjedia e Gerdecit e ndodhur ne mesin e muajit mars ishte padyshim nje nga kujtimet me te hidhura ne jeten e banoreve te zones. Por humbjes se dhjetrave jeteve, shkaterrimit te mijera shtepive dhe dhimbjes se perjetuar nga tragjedia, i eshte shtuar edhe zhgenjimi qe banoret kane pesuar nga fenomeni i vjedhjes. Duket paksa qesharake, por ka qene pikerisht fenomeni i ka tronditur dhe shokuar banoret, pasi jane rikthyer ne shtepite e tyre. Kete ndjesi nuk mund te rrinin pa permendur as cifti i bashkeshorteve, Petrit dhe Bedria Alla, te cilet pak dite me pare ishin kthyer nga Italia ku jetonin, per te vizituar edhe rrenojat e shtepise se tyre ne Gerdec. Duke treguar per "Koha Jone", Bedria thekson se nuk e prisnin qe pas nje tragjedie te rende si ajo qe ndodhi, dikush te gjente kohen te vidhte brenda shtepise te tyre ato pak orendi qe kishin mbetur te pa cenuara nga shperthimi. E zonja e shtepise Alla na fton te shohim edhe vete, qe hajdutet nuk kishin harruar te vidhnin as celesat eklektik dhe spinat e pajisjeve elektroshtepijake, te cilat ishin shkrumbuar nga shperthimi. "Eshte turp, por ja qe njerezit nuk ti kursyekan as keto hidherime", shton Bedria, duke ecur mes derrasave dhe tjegullave te copetuara ne dysheme. Ajo dhe bashkeshorti i saj prej ditesh po mundohen te vene paska rregull ne shtepine e rrenuar dhe bahcen qe e rrethon ate. Ata shprehen se per momentin nuk kane ndermend ta rindertojne shtepise, sepse jane te detyruar te kthehen ne Itali,per te rinisur edhe punen qe i pret.
Mirenjohja
Ndonese perjetuan nje nga tragjedite me te medha vetem pak muaj me pare, duke humbur edhe njerez te afert nga shperthimi, cifti Alla nuk ka harruar te buzeqeshe, te jete i sjellshem dhe mirenjohes. Kjo mirenjohje verehet edhe tek fjalet e thena me ciltersi se jane te kenaqur nga demshperblimi qe qeveria ju ka akorduar per demtimin e banesave te tyre. "Jane 7.6 milion qe qeveria na i ka demshperblyer per shkaterrimin e shtepise tone dhe nuk mund te themi qe nuk jemi te kenaqur", tregon Bedria, duke treguar me gisht edhe shtepine dykateshe te shnderruara ne nje rrenoje. Ajo shton se kjo shume lekesh do ta ndihmoje ta ngreje shtepine e saj nga fillimi ne nje kohe te dyte, kur kushtet ne Gerdec te jene me te pershtatshme per ndertim. Fatjona Mejdini
"Shtepia e re e ndertuar vetem dy jave me pare, tani strehimin e garantuam"
Nje shtepi e re dhe e sapolyer me ngjyre te verdhe ngjitur me posten ushtarake qe ndan pjesen e rrezikshme nga ajo nuk ka me rrezik te ben menjehere pershtypje. Afrohemi per te pyetur dhe zonja e shtepise, Syrife Gerdeci na siguron se shtepine qe ne shohim djemte e saje kane vetem 2 jave qe e kane perfunduar se ndertuari. Syrifja na tregon se djemte e saj nuk kane humbur asnje minute kohe per te nisur edhe ndertimin e shtepise, e cila ne 15 mars gjendej plotesisht e rrenuar. "Djemte vetem pak dite pas tragjedise kane ardhur ketu dhe kane nisur ndertimin e shtepise nga e para, sepse nuk mundeshim te rrinim me si te pastrehe", tregon nga shkallet e shtepise, Syrifja, e cila i ka kaluar 5 muajt pas shperthimit ne Kovaleshencen e Durresit. Sipas saj, tashme prej dy javesh familja e saj e perbere nga 8 vete eshte vendosur ne shtepine e re, e cila tashme ka marre formen e duhur. Po keshtu Syrife Gerdeci na tregon se edhe dy nga djemte e saj te cilat nuk jetojne me te, jane ne perfundim te shtepive te tyre te cilat ndodhen ne te njejten zone. Ajo qe vihet re eshte se cdo familje ne kete zone po punon intensivisht per te rindertuar shtepite e shkaterruara, oborret e te cilave tashme jane te mbushura nga materialet e ndertimit dhe punetoret qe kane vendosur mos ta lene punen as ne nje paradite te nxehte. Gjithcka per te eliminuar pasojat e tragjedise perpara se te vije i ftohti i dimri. F.M