"Shkolla e re ne Marqinet, ne kohe rekord, Gerdeci zone normale"
E Merkure, 20 Gusht 2008
TIRANE - Ministri i Mbrojtjes, Gazmend Oketa kerkoi diten e djeshme nga perfaqesuesit e pushtetit vendor qe te punonin dhe ta ngrinin ne nje kohe rekord shkollen e re ne Marqinet te Vores. "Me aftesite dhe perkushtimin e drejtuesve te pushtetit vendor, kjo shkolle do te ndertohet ne nje kohe rekord dhe e gjithe zona e Gerdecit shume shpejt do te kthehet ne nje zone teresisht normale per banim, pune dhe argetim", ju drejtuar ministri i Mbrojtjes, Oketa perfaqesuesve te pushtetit vendor te cilat ishin te pranishem ne kete ceremoni. Nga ana tjeter ministri i Mbrojtjes, Oketa shprehu mbeshtetjen e Forcave te Armatosura ne lidhje me pastrimin e zones dhe pergatitjeve per rikthimin e saj ne normalitet. Po keshtu ish-zevendeskryeministri Oketa premtoi edhe mbeshtetjen e qeverise per projekte te tjera ne Gerdec. Ne kete takim Ministri i Mbrojtjes, Oketa shoqerohej nga shefi i Shtabit te Pergjithshem i FA-se gjeneral brigade Maksim Malaj, komandanti i Forces se Bashkuar gjeneral brigade Agim Lalaj, kryetari Bashkise se Vores Fiqiri Ismaili, si dhe perfaqesues te tjere te pushtetit vendor. F.M