PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Berisha, javen tjeter ne Tropoje

Berisha, javen tjeter ne Tropoje


E Merkure, 20 Gusht 2008

TIRANE - Kryeministri Sali Berisha ka vendosur te zhvilloje nje vizite disaoreshe ne vendlindjen e tij Tropoje. Lajmi eshte bere i ditur per gazeten "Koha Jone", nga burime te besueshme te Policise se Shtetit dhe Ministrise se Brendshme, ndersa u pranua dhe nga perfaqesues te Keshillit te Ministrave. Sipas tyre, kryeministri ka vendosur qe javen e ardhshme, ndoshta ne mesjave, te zhvilloje per te paren here qe pas trazirave te marsit 1997, nje vizite disaoreshe ne vendlindjen e tij.

Turi i nisur ne te gjithe Shqiperine, "Shqiperia ne NATO" qe tani eshte shnderruar ne "Shqiperia po ndryshon", eshte dhe shkaku i kesaj levizjeje te kryeministrit Berisha drejt vendlindjes, e cila javen e ardhshme, do ta prese pas 11 vitesh mungese, jo thjeshte per te marre pjese ne perurimet e mundshme, por dhe per te zhvilluar nje takim koke me koke me te, i munguar gjate tere kesaj periudhe.

Tropoja

Kryeministri Berisha do te vizitoje Tropojen javen e ardhshme, ne kuader te turit "Shqiperia po Ndryshon", transformimi i sloganit te meparshem te "Shqiperia ne NATO". Fillimisht kryetari i qeverise mesohet se ka planifikuar te peruroje disa rruge ne Has, nje shkolle si dhe do te bisedoje me banoret hasjane, per te mberritur me pas ne Tropoje, nen masat e forta te sigurise. Burime prane Policise se Shtetit dhe Kryeministrise bejne me dije se pergatitjet per kete vizite te rendesishme kane nje jave qe kane nisur. Ne respekt te procedures mbi personalitetet e larta te shtetit, ne drejtim te Tropojes jane nisur dhe gjenden forcat e nderhyrjes se shpejte dhe ato RENEA, nderkohe qe nuk perjashtohet dhe zbarkimi i forcave te specializuara per te parandaluar cdo lloj ngjarjeje te pakendshme apo te rrezikshme, qe mund te demtonte sigurine e jetes se kryeministrit Berisha. Qe tani ka filluar krehja e zones, afer rruges ku do te kaloje kryeministri i vendit, duke menduar njeheresh dhe per eliminimin e te gjithe levizjeve dyshuese te njerezve te dyshuar dhe qe mbartin vepra penale, apo qe kane pakenaqesi ne drejtim te kryeministrit. Burimet saktesojne se levizja do te behet jo ne rruge automobilistike, por me helikopter, nderkohe qe masa e njerezve qe do te marre pjese ne tubimin e organizuar me kete rast ne Tropoje, por dhe ne Has, do te jete teresisht e perzgjedhur, duke shmangur ne maksimum takimet spontane, per shkak te rrezikshmerise qe mbart kjo vizite. Nderkohe qe Berisha pritet te takoje ne Tropoje dhe drejtues te pushtetit vendor, qytetare te kesaj zone. Mbetet ende mister nese do te mberrije te kulla e tij ne Vucidol, per shkak se eshte ne nje zone te thelle dhe mbart rrezikshmeri te larte per t'u mbikeqyrur.

Ngurrimi

Kryeministri Berisha besohet se ka kohe qe eshte pergatitur per te realizuar kete vizite ne vendlindjen e tij, por arsye te forta e kane mbajtur ate 11 vjet larg saj. Ndonese gjithkujt mund t'i duket absurde se si ne nje vend qe aspiron fort per te hyre ne NATO dhe ne BE, kreu i qeverise nuk mund te shkoje ne vendlindjen e tij, rrethanat jo fort te volitshme, dhe skenat e pergjakshme te luajtura ne vendlindjen e tij ne Tropoje, ndoshta e kane privuar Berishen ta kryeje nje vizite te tille.

Vizita e fundit e Berishes ne Tropoje ka qene ne vitin e veshtire, 1997, kur vendi ishte shkaterruar nga renia e skemave mashtruese piramidale dhe ku depot e armeve te ushtrise ishin ne duart e njerezve te thjeshte. Pak para zgjedhjeve te qershorit 1997, nje perplasje ne mitingun e organizuar nga PD, solli nje konflikt te ashper. Per 11 vite me radhe, Tropoja u be arene e perplasjeve te pergjakshme mes djemve te saj, qe do te shkaktonte mbi 125 viktima mes te cilave liderin e dhjetorit, Azem Hajdari si dhe shuarjen e djemve te Muharrem Haklajt. Duke mbajtur nje qendrim te ashper ndaj ketyre personave, qe sipas tij shkelnin ligjin dhe kishin mbeshtetjen e socialisteve ne pushtet, Berisha ndoshta mori mbi vete dhe zemerimin e shume familjeve tropojane. Por qe nuk e pengoi ate qe ne te gjitha zgjedhjet parlamentare te zhvilluara te merrte te gjithe deputetet e mundshem nga Tropoja, por dhe drejtuesit vendore. Megjithese pagoi nje cmim qe per te ishte i larte, mos hyrjen per 11 vjet per arsye sigurie ne Tropoje. Pavaresisht se gjithnje ka qene ne vizita rreth saj, ne Kukes e Has, ne Shkoder etj., asnjehere ne keto vite, nuk ka mundur te hyje ne Tropoje, duke u vene madje dhe ne qender te goditjeve te kundershtareve politike per kete fakt.



Te majtet gjithnje e kane vene ne qender te akuzave kryeministrin aktual Berisha, per ngjarjet ne Tropoje. Sipas tyre, ishte Berisha ai qe solli dhe perplasjen vellavrasese ne kete zone, ku humben jeten mbi 125 vete.

Akuzat e kundershtareve politike se eshte i vetmi lider politik qe nuk mund te shkoje ne vendlindjen e tij, ka qene me te vertete i rende per kryeministrin aktual Berisha. I cili per 11 vite me radhe e ka pasur peng kete fakt.

11 Vite Ka kryeministri Berisha pa shkuar ne vendlindjen e tij, Tropoje. Gjate tere kesaj periudhe ne kete zone kane ndodhur ngjarje te dhimbshme, ku kane humbur jeten me qindra vete, per shkak te perplasjeve brenda tyre.

1997 Viti Kur kreu i mazhorances se djathte Berisha ka vizituar per here te fundit vendlindjen e tij, Tropoje, per te munguar per vite me radhe me pas. Gjate fushates se zgjedhjeve '97, ne miting ndodhi nje perplasje mes militantesh.




Komento artikullin | Shiko komentet (200 komente)
Te Tjera nga rubrika