PS: Skema e afrimit te aleateve
E Merkure, 20 Gusht 2008
TIRANE - Me afrimin e diteve per perfundimin e Kodit Zgjedhor nga socialistet nuk kane munguar perpjekjet per te realizuar nje koalicion te gjere me aleatet e saj natyrale. Duke pare se te djathtet jane dakord per daljen ne bllok n zgjedhjet e ardhshme parlamentare, madje po shkojne me tej, drejt bashkimit apo federimit mes tyre, PS tashme e ka te gatshme skemen, nepermjet te ciles do te realizoje dhe koalicionin e saj parazgjedhor. Duke qene se tashme ata e kane te qarte se si do te shkoje dhe filli i Kodit te ri zgjedhor, i cili pritet te miratohet deri ne fund te shtator, i cili le te hapur mundesine e koalicioneve parazgjedhore, si dhe duke pare se partite e vogla e kane te veshtire te perballen te vetme ne zgjedhje, per shkak te pragut elektoral fiktiv sipas rajoneve, socialistet tashme dalin me oferte konkrete ne drejtim te partive qe mendojne t'i perfshijne ne koalicion. Keshtu, PSD, socialistet mendojne t'i garantojne ne listen proporcionale rajonale dy deputete te sigurte, nderkohe qe per tre vendet e tjera, emrat e socialdemokrateve do te jene ne mesin e listes, aty ku do te luftohet fort per t'ia marre te djathteve. Oferta ne drejtim te PAD dhe PDS permban nje vend te sigurte, nderkohe qe per vendin tjeter do te bashkojne forcat me PS dhe aleatet per te fituar. Ndersa me PBDNJ mendohet qe te bashkepunohet ne koalicion ajonal, pa lene vend te sigurte, por thjeshte ne zonat ku nevojitet vota e perbashket, kryesisht ne dy zona te lekundura, te luftojne per te siguruar nga nje deputet me PS. Me e koklavitur paraqitet ceshtja me PDK e Ndokes, ne rast se ai nuk arrin nje akord me Berishen. Burime te sigurta brenda selise roze bejne me dije se oferta ndaj kesaj partie te qendres se djathte do te jete specifike, duke pasur parasysh vete shkallen e veshtiresise qe mund te paraqese nje koalicion i tille. Ende nje oferte ne drejtim te PDK eshte ne kuadrin deklarativ ne parim, pra ne mundesine e realizimit te ketij koalicionit, ku dhe Ndoka nuk e ka perjashtuar nje mundesi te tille, se sa ne negociata konkrete. Duke pare kete skeme te perpunuar nga PS ne lidhje me aleatet e saj, pritet qe te kete takime bilaterale te grupit negociator te PS me ato te PSD, PDS dhe PAD, por dhe te PBDNJ dhe te PDK, per te shtruar alternativen konkrete. Gjithsesi, PAD dhe PDS jane ne koalicion me LSI-ne, e cila ende nuk ka bere ndonje raport konkret me ta per konkurrimin ne zgjedhjet e vitit 2009, per vendet qe do te kene te sigurta dhe per lista te perbashketa. Koalicioni "E Majta per Integrim", me teper ka qene nje reagim ndaj dy partive te medha, pas miratimit te ndryshimeve ne Kushtetute me 21 prill te ketij viti. Pikerisht kete me sa duket duan te shfrytezojne socialistet, teksa kane pergatitur kete skeme per "joshjen" e partive te majta. Nderkohe qe oferta ne drejtim te Cekes mbetet ende pezull, per shkak te luhatjes se tij mes te majtes dhe te djathtes. Pavaresisht se Berisha do te donte nje shkrirje te PAD me PD, nje veprim i tille do te siguronte vetem nje vend per Ceken ne listen e deputeteve. Ndersa socialistet jane me konkrete, nderkohe qe pritet shartimi i bisedimeve mes tyre, teksa jane ne pritje dhe te miratimit te Kodit te ri Zgjedhor. Gjithsesi, ne rruge te terthorta socialistet e kane derguar mesazhin e tyre, ndonese ende nuk kane deklaruar publikisht daljen ne koalicion te perbashket. A.G