 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Tentonin Italine, kapen 6 afgane ne maune
E Merkure, 20 Gusht 2008
Kapshtice- Nje grup prej gjashte klandestinesh afgane eshte ndaluar ne doganen e Kapshtices ndersa tentonin te hynin tranzit per ne territorin shqiptar me nje maune. Destinacioni ka qene Italia, ndersa shkaqet e emigrimit sipas hetuesve qe i moren ne pyetje, jane gjendja ekonomike dhe lufta ne Afganistan. Burime zyrtare te policise kufitare ne Kapshtice, thane se kane kapur rreth ores 21:30 te mbremjes se hene gjashte afgane te cilet u zbuluan duke udhetuar me mjetin e tonazhit te rende, qe hynte nga Greqia per ne Shqiperi. "Ka qene nje maune me targa bullgare, kurse klandestinet nuk kishin dokumente te rregullta dhe ishin fshehur ne mallin e mjetit", thane zyrtare te policise per gazeten "KJ". Ndaj te huajve ka nisur hetimi per "kalim te paligjshem te kufirit". Nen procedim penal eshte vendosur edhe shoferi i mjetit, i cili eshte shprehur se nuk ka pasur dijeni per afganet.
Zbulimi
Mjeti ka hyre oret e mbremjes ne dogane duke raportuar se transportonte mallra industriale. Sipas hetimeve te para te policise, maunia qe vinte nga Bullgaria, kishte destinacion udhetimin deri ne qytetin e Permetit, ku edhe dyshohet se ishte nje ndalese e grupit prej 6 afganesh. "Dyshojme per nje tentative trafiku te qenieve njerezore per te kaluar klandestinet afgane per ne drejtim te Italise, ku edhe mendohet te jete ndalesa e fundit e tyre", tha nje hetues. Ata jane shprehur gjate marrjes ne pyetje se kishin hipur ne maune ne Bullgari. Drejtuesi bullgar i mjetit me te cilin udhetonin afganet eshte ndaluar per hetime te metejshme nga Zyra e Luftes Kunder Trafiqeve Njerezore ne Korce, ndersa identiteti nuk u be i ditur. Policia tha se po heton per kete linje te trafikut te qenieve njerezore per te zbuluar pritesit e klandestineve ne Shqiperi dhe nese ka lidhje me arrestimin e shtate te tjereve dy muaj me pare po ne Kapshtice.
Hetimet
Ky eshte rasti i trete qe ne vend kalimin kufitar te Kapshtices gjate ketij viti kapen grupe klandestinesh afgane qe vijne kryesisht nga Greqia dhe nepermjet kalimit tranzit ne Shqiperi synojne te shkojne per ne vendet perendimore, si Italia apo Franca. Ndersa kane arrestuar ne flagrance drejtuesit e mjeteve ne te cilat kapen keto grupe klandestinesh afgane, policia kufitare e rajonit te Korces eshte detyruar qe te kerkoje ndihmen e pales greke per te kthyer mbrapsht klandestinet e ardhur nga larg. Burime zyrtare thane se gjashte afganeve u jane gjetur dokumente leje qendrimi te perkohshme ne Greqi dhe Bullgari. Aktualisht pritet qe te zbulohen te dhena nga shoferi i mjetit, i cili ka mohuar te kete pasur dijeni per kete linje trafiku.
13 Persona Te shtetesise e kombesise afgane jane arrestuar nga policia ne Kapshtice si klandestine te paligjshem qe tentonin kalimin transit nepermjet Shqiperise me destinacion Italine, ose Greqine.
Deshmia dhe linja e trafikut
Gjashte klandestinet afgane kane mohuar te kishin paguar leke gjate seances se pare te pyetjeve. Por hetuesit thane se dyshohet qe per kete kalim transit te jene paguar deri ne 1500 euro, sikurse edhe kater te paret qe u kapen dy muaj me pare po ne Kapshtice, te fshehur po ne nje maune Bullgare. Linja e trafikut pas Afganistanit mesohet se eshte ajo Bullgari-Shqiperi-Greqi, ose Bullgari-Greqi-Shqiperi-Itali.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- Kapen 6 pistoleta Mini-Zastava
- Ekzekutimi i Shqypit, gjendet dy fije floku
- Veteshperthimi me dinamit, policia mbyll hetimet
- Bie nga sera, vdes punetori 20-vjecar
- Pranga adoleshenteve, vodhen shkollen 9 vjecare
- Arrestohet 23 vjecari, dyshohet te kete vjedhur nje banese
- Terrorizuan qytetin, pranga dy te forteve
- Varrezat e Korces ne flake
- Arrestohet 40-vjecari, u shiste droge pushuesve
- Plak “monster” ne Lushnje
- Lidhja e humbur, i merr peng vajzen
- Perfundon nen hetim 39 vjecari
- Apeli le ne burg Kranxhen, akuzohet per grabitjen e NBG-se
- Arrestohet mashtruesja e vizave amerikane
- Nipi nen akuze, vrau dajen biznesmen
|
|