PD pritet te perballet me mocionin ndaj Topallit
E Marte, 19 Gusht 2008
Partise Demokratike i duhet te perballet ne shtator edhe me nje sfide sic mund te jete edhe mocioni i pritshem per shkarkimin e kryetares se Kuvendit, Topalli, mocioni i trete per kryeparlamentaren. Keshtu, me fillimin e sesionit te ri parlamentar opozita pritet te kerkoje mocionin per shkarkimin e Topallit nga posti qe mban aktualisht. Kjo nisme eshte artikuluar fillimisht nga PS pas incidentit qe ndodhi ne Parlament mes deputetit te PS-se, Taulant Balla dhe kryeministrit Sali Berisha. Me pas kjo deklarate u mbeshtet edhe nga Levizja Socialiste per Integrim., te cilet kerkuan edhe bashkepunimin e te gjithave partive parlamentare te opozites per kete mocioni ndaj kryetares se Kuvendit, Topalli, njekohesisht edhe nenkryetare e Partise Demokratike. Por ketij mocioni pritet ti bashkohen edhe parti aleate me PD-se, si Partia Demokristiane dhe ajo e Bashkimit per te drejtat e Njeriut, te cilat ne menyre te perseritur kane vleresuar negativisht sjelljet e Topallit ne sallen e Kuvendit. Madje Ndoka eshte shprehur se edhe nese nuk e kerkon opozita mocionin e shkarkimit, do jete PDK ajo qe do depozitoje kerkesen.