PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bregu: PD, e hapur per prurje te reja, s'duhet te kete njerez te palevizshem


E Marte, 19 Gusht 2008

TIRANE - Ministrat dhe perfaqesuesit e Partise Demokratike jane te gatshem per te pranuar brenda partise se tyre edhe elemente te rinj politik, te cilet mund te vijne nga partite aleate, ose nga shoqeria civile. Zedhenesja e Keshillit te Ministrave, Majlinda Bregu, njekohesisht edhe ministre e Integrimit shprehet se eshte mire qe PD te jete nje parti e hapur me prurje te reja dhe me zhvillime, sepse kjo sjell me teper demokraci dhe levizje brenda formacioneve politike. Sipas saj, ne Partine Demokratike nuk duhet te kete njerez, te cilat mbeten si gur te palevizur pasi kjo nuk do te sherbente ne te mire te zhvillimit te vete partise. "Cdo parti politike, ashtu si cdo formacion tjeter politik, duhet te jete e hapur per njerez te rinj dhe per ujera qe levizin. Ne nje parti nuk mund te kete njerez te cilet mbesin si gur te palevizur, sepse ne kete menyre nuk do te kishte edhe shume zhvillime dhe ujera te pastruara", deklaroi diten e djeshme ministria e Integrimit, Majlinda Bregu. Duke paralajmeruar ne kete menyre dhe gatishmerine e strukturave te PD per te pranuar ne radhet e saj elementin e ri, pikerisht te ngjashem me ate qe solli dhe KOP-i ne zgjedhjet e vitit 2005. Por nga ana tjeter sipas zedheneses se qeverise, Bregu, riformatimi ose jo i qeverise nuk ishte edhe prokurimi kryesor i saj. Sipas ministres se Integrimit, ajo e cila kishte me shume rendesi ishte edhe kryerja e reformave te rendesishme qe kerkon nga cdo ministri. Ne kete menyre permbushja e reformave te qeverise, do te ishte edhe hap me shume per integrimin dhe nga ana tjeter do te sillte me shume siguri per fitoren e zgjedhjeve te ardhshme parlamentare nga ana e mazhorances aktuale. "Perberja e qeverise nuk eshte shqetesimi im i perditshem, ajo qe me intereson mua eshte se qeveria e sotme me ndryshime ose jo te jete ne gjendje te permbushe me sukses reformat qe kerkon vendi. Besoj se deri tani ja ka arritur", deklaroi Bregu ne fjalen e saj, duke u shprehur optimiste ne lidhje me rezultatet pozitive te PD ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare. F.Mejdini




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika