Bello: TVSH te pastrohet nga militantet
E Marte, 19 Gusht 2008
Opozita ka leshuar akuza te ashpra ndaj kryeministrit Berisha dhe kryeparlamentares Topalli per uzurpimin sic thote ajo te Radio-Televizionit Publik. Marko Bello nga PS u shpreh se kjo media tashme eshte kthyer ne megafon te perplasjeve brenda PD. "Grupi Parlamentar i PS gjen rastin t'i bej edhe nje here thirrje drejtuesve te RTSH, te ndalojne urgjentisht kete propagande te shemtuar, te respektojne ligjin dhe te largojne menjehere nga ky institucion qe mbahet me parate e taksapaguesve shqiptare te gjithe militantet e PD, te cilen shqiptaret do ta nxjerrin ne opozite, ne menyre ekzemplare", ka deklaruar Bello. Ai ka kerkuar qe "servilet dhe kasnecet e PD ne RTSH, te heqin dore nga synimet dhe perpjekjet per te justifikuar cdo tentative te mundshme te Sali Berishes per te deformuar vullnetin e shqiptareve ne zgjedhjet e ardhshme parlamentare".