 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Bumci: Sesioni i ri, nismat e PD
Fatjona Mejdini
E Marte, 19 Gusht 2008
TIRANE - Sesioni i ri parlamentar do te nise per Partine Demokratike me shqyrtimin e ceshtjeve te lena pergjysme gjate sesionit te kaluar. Grupi me i madh parlamentar ne Kuvend, ai i PD-se, gjate muajit shtator do te kete si prioritet ceshtje te rendesishme te lena pezull si reforma zgjedhore, perfundimi i reformes ne sistemin e drejtesise dhe nga ana tjeter miratimit i ligjit per hapjen e dosjeve per ish bashkepunetoret e Sigurimit te Shtetit. Keto pika baze te programit te grupit parlamentar te PD-se jane konsideruar si prioritare edhe nga zedhenesi i grupit parlamentar te kesaj partie, Aldo Bumci, ish-minister i Drejtesise. Ne nje prononcim per "Koha Jone", deputeti i PD-se, Bumci theksoi se prioritare per grupin parlamentar demokrate mbetet reforma zgjedhore, duke qene se vitin tjeter do te zhvillohen edhe zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Nga ana tjeter Bumci konfirmon se grupi parlamentare me i madh i mazhorances pret edhe projekte te ministrise se Drejtesise, projekte te cilat me miratimin e tyre pritet ti japin fund edhe reformes ne sistemin e drejtesise. Po keshtu per grupin e PD-se, nje rendesi te vecante ka edhe miratimin i projektit per " Pastertine e figurave te politikaneve", draft i cili parashikon edhe hapjen e dosjeve per drejtuesit e larte te vendit. "Grupi parlamentar i Partise Demokratike do te perqendrohet ne fillim te ketij sesioni parlamentar te ceshtjet e rendesishme te cilat jane lene pergjysme nga sesioni i shkuar parlamentar, si tek reforma zgjedhore, ajo ne sistemin e drejtesise dhe projekti per pastertine e figurave", theksoi Bumci. Sipas tij, grupi parlamentar i PD-se ne ceshtjet qe do te ndermarre ne shqyrtim ka edhe nje ndervaresi te madhe nga projektet qe do te kalojne ne qeveri, te sjella nga ministrite. Ne kete kuader Bumci shprehet se projekte priten vecanerisht nga Ministria e Shendetesise, per te perfunduar nje reforme me nje rendesi te vecante sic eshte edhe ajo ne sistemin e shendetesise, e cila eshte hedhur madje dhe si "basti" i madh nga ana e kryeministrit Berisha, pikerisht ne momentin e prezantimit te ministres se re, Anila Godo qe zevendesoi kryedemokristianin, Nard Ndoka. Ne lidhje me reformen ne sektorin e shendetesise vete kryeministri Berisha i komunikoi publikisht ministres se re, Anila Godo se duhej te pergatiteshin nje sere nismash nga ky dikaster ne menyre qe ti jepej nje hov i ri sistemit te shendetesise, si nje sistem i cili gjate viteve te fundit ka treguar edhe mangesi te medha. Madje sistemi i sherbimit ndaj shendetit ka qene dhe nje nga premtimet kryesore te kreut te qeverise Berisha ne zgjedhjet parlamentare te 3 korrikut 2005, per te cilin ka dhe nje vit kohe qe te orientoje kete sherbim ne drejtim te reformave dhe te kujdesit per njerezit. Nga ana tjeter reforma zgjedhore dhe ajo ne sistemin e drejtesise, konsiderohen si thelbesore edhe per hapjen e rruges per integrimin e Shqiperise ne NATO dhe Bashkimin Evropian.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- PS: Skema e afrimit te aleateve
- "Gerdeci", Oketa pergenjeshtron Oketen
- Berisha, javen tjeter ne Tropoje
- "Shkolla e re ne Marqinet, ne kohe rekord, Gerdeci zone normale"
- "Gerdeci", zhgenjimi i fundit
- Qeveria dha 1.6 miliarde per tragjedine e Gerdecit
- Mediu: Legalizimi, jo ne kurriz te pronareve legjitime, te merren masa
- "Mandatin e dyte, gati projektet"
- Xhufi: Bollano eshte nje provokator i frymezuar keq
- Rikthimi i mundimshem pas 11 vitesh ne vendlindje
- Nano s'arriti te vizitoje Tropojen, Meta e Rama po
- Masat sigurie per takimet e Berishes ne Tropoje e Has
- Xhufi: PD-PS po e trajtojne Reformen zgjedhore si biznes
- Kodheli: Meta, nje vegel e verber ne duart e Berishes
- Klosi: Kjo vere, me e ndotura se asnjehere
|
|