LSI-PS, lufte te re mediatike
E Marte, 19 Gusht 2008
TIRANE- Perplasja mes liderit te Levizjet Socialiste per Integrim, Ilir Meta dhe kryetarit socialist Edi Rama, dje ka perfunduar ne nivele te larta komunikimi dhe perdorimi fjalori, te perzgjedhur me kujdes per te perdorur kunder njeri tjetrit ne distance. Fjala me e "dashur" qe eshte perdorur dje ne kete perballje distanciale mes tyre ka qene fjala "degjenerim".
Meta
Pasi ka akuzuar ne menyren me shembullore qeverine e Berishes, per deshtimin total ne keto tre vite, duke paralajmeruar se ne pervjetorin e 65-ste kreun e mazhorances do ta nxjerre ne pension ne zgjedhjet e vitit te ardhshem, Meta nuk ka munguar te komentoje dhe nje deklarate te socialistit Xhafaj, te sjelle nepermjet nje pyetje te nje gazetari, sipas te ciles reforma zgjedhore do te behet ne saje te bashkepunimit mes PD e PS. "Ne nuk i druhemi asnje lloj bashkepunimi ndermjet Berishes dhe lidershipit te Partise Socialiste, pasi jemi te pergatitur dhe jemi te qarte per te gjitha mundesite qe mund te prodhoje nje bashkepunim i tille, i degraduar dhe i degjeneruar deri tani, qe degjeneroi Kushtetuten e shqiptareve dhe sakrificat e tyre per te patur nje Kushtetute demokratike dhe evropiane. Dhe qe synon te degjeneroje edhe voten e shqiptareve permes kulisave qe kane zhvilluar lidershipet e tyre dhe perfaqesuesit e tyre deri tani", ka qene deklarata e gjate e Metes. Nepermjet te ciles ka shprehur tere pezmin kunder Rames per degjenerimin e Kushtetutes dhe tashme te votes, ne bashkepunim te ngushte me Berishen. Meta eshte shprehur se LSI vuan vetem nje shqetesim, ate te votes se shqiptareve dhe shqetesimin qe asnje vote e opozites te mos shkoje dem. "Por, nese perfaqesuesit e Partise Socialiste vazhdojne te ecin ne drejtim te gabuar, ne nuk mund t'i ndalojme per momentin, por padyshim qe do t'ua bejme te qarte te gjithe shqiptareve rolin e tyre si nenkontraktor te Sali Berishes per te demtuar interesat e opozites, interesat e demokracise, per te degjeneruar voten e shqiptareve", ka deklaruar Meta. I cili eshte shume i bindur se LSI do te kete perkrahjen dhe miratimin edhe te shumices se elektoratit te tyre, per t'i ndeshkuar keta njerez te kapur nga Sali Berisha dhe per te fituar mbi koalicionin mes Rames dhe Berishes.
Kodheli
I menjehershem ka qene reagimi i zedheneses se PS, Mimi Kodheli, e cila i eshte pergjigjur me te njejten monedhe liderit te LSI, ku ne qender te tere deklarates se saj ka qene fjala "degjenerim". "Ne qofte se ka nje bashkepunim te degjeneruar ne politiken shqiptare, jane pazaret e uleta mes udheheqesish qe shahen per interesa krejt personale, e pastaj lepijne ate qe kane peshtyre, per hir te pushtetit personal", ka deklaruar Kodheli. Per te cilen eshte me te vertete absurd fakti qe bashkepunimi per reformat e integrimit mes dy forcave me te medha politike cilesohet degjenerim. "Ilir Meta quan te degjeneruar nje bashkepunim parlamentar qe kerkohej tash e 17 vjet per reformat e integrimit ne NATO e BE, kurse ne degjenerim quajme politiken e batakut te shpifjeve e te fyerjeve dhe te pazareve mes atyre qe kane 17 vjet qe ndahen si armiq e pajtohen si miq per koke, thjesht dhe vetem per interesa personale", deklaroi dje Kodheli. A.G
Meta: Rama, nenkontraktor i Berishes
"Nese perfaqesuesit e Partise Socialiste vazhdojne te ecin ne drejtim te gabuar, ne nuk mund t'i ndalojme per momentin, por padyshim qe do t'ua bejme te qarte te gjithe shqiptareve rolin e tyre si nenkontraktor te Sali Berishes, per te demtuar interesat e opozites, interesat e demokracise, per te degjeneruar voten e shqiptareve", ka deklaruar Meta dje ne konferencen per shtyp, duke paralajmeruar fitoren e LSI ne 2009.
Kodheli: Ku gabon Ilir Meta
"Ilir Meta quan te degjeneruar nje bashkepunim parlamentar qe kerkohej tash e 17 vjet per reformat e integrimit ne NATO e BE, kurse ne degjenerim quajme politiken e batakut te shpifjeve e te fyerjeve dhe te pazareve mes atyre qe kane 17 vjet qe ndahen si armiq e pajtohen si miq per koke, thjesht dhe vetem per interesa personale", eshte shprehur dje ne reagimin e saj te menjehershem ndaj akuzave te kreut te LSI, Ilir Meta, zedhenesja e kryesise se Partise Socialiste, Mimi Kodheli.