LSI: Berisha ka deshtuar ne legalizimin e pronave
E Hene, 18 Gusht 2008
LSI ka akuzuar kryeministrin Berisha se nuk ka nje strategji dhe buxhet per procesin e legalizimit te pronave. Zevendes sekretarja e pergjithshme e LSI-se, Brizida Gjikondi tha se kryeministri deshtoi ne kete proces. "Deshtimin total ne kete proces Kryeministri s'mund ta anashkaloje duke bertitur dhe duke bere Prokurorin dhe Gjykatesin e "abuzuesve" te pronave. Strategjia dhe demagogjia e tij me procesin e legalizimeve dhe pronave jane pa strukture, pa afate dhe pa buxhet, c'ka verteton se jo vetem qe kjo Qeveri nuk ka gjasa ta zgjidhe kete drame sociale dhe ekonomike qe ka perfshire shtetasit shqiptare, por po rrezikon te behet bashkeortake ne thellim tragjik te saj", tha Gjikondi.