Si pushonin ministrat e PS
E Hene, 18 Gusht 2008
TIRANE - Rralle ministrat kane sakrifikuar lejen e tyre te vitit per te qene ne zyrat e tyre. Te cilat ndonese me kondicionere, nuk eshte se e zevendesojne pushimin bashke me familjen ne bregdet, brenda apo jashte vendit, ose ne zonat turistike. Ne periudhen e qeverisjes socialiste, kryesisht ne ato periudha te veshtira te viteve 1997-2001 nuk ka pasur pushime standarde per anetaret e kabineteve qeveritare te drejtuara nga Nano, Majko dhe Meta. Vitet 1997-1998-1999 kaluan pa "verim" per ministrat, per arsyet qe dihen tashme, pasi ne vitet e para te qeverisjes vihej direkt nga shkaterrimi qe kishte ndodhur me ngjarjet e marsit, nderkohe qe nje vit me pas kishin nisur perplasjet e forta mes opozites dhe mazhorances se atehershme qe kulmoi me vrasjen e liderit te dhjetorit, Hajdari, ne fillim te shtatorit '98. Vetem ne vitin me pas, Shqiperia perballoi krizen me te forte qe vuri ne dileme ekzistencen e shqiptareve, krizen e Kosoves. Nderkohe qe ne vitin 2001 ishin zgjedhjet parlamentare, qe sollen nje mandat te dyte per socialistet. Pas kesaj, filluan dhe "ditet e bardha" per ministrat shqiptare, te cilet mbushen dhe faqet roze te gazetave me menyren e te pushuarit brenda dhe jashte vendit, pas puneve te lodhshme te nje viti. Por pushimet ishin me rotacion, dhe vetem 10 dite ishin ne dispozicion te tyre, perjashtuar ditet e fundjaves. Ndersa ish-kryeministri Nano pushonte me kapacitet te plote. Nderkohe qe viti 2005 "dogji" dhe pushimet e ministrave te majte, te cilet ishin te zene me perpilimin e dosjeve per dorezimin e pushtetit ne menyre zyrtare te te djathtet qe fituan me 3 korrik. Pas kesaj Berisha i la ne pune ministrat, duke u dhene leje vetem per fundjave. Vitin e kaluar ministrat bene pushime te plote, nderkohe qe sivjet ka lene ne dispozicion vetem te shtunen dhe te dielen per ta.