Berisha vijon dhe ne shtator turin e tij "Shqiperia ne NATO", gati axhenda
E Hene, 18 Gusht 2008
TIRANE - Kryeministri Berisha ka vazhduar ne muajin gusht edhe turin e tij "Shqiperia ne NATO". Keshtu gjate diteve te nxehta te muajit gusht kreu i qeverise pervec mbledhjeve te qeverise, vizitave jashte vendit dhe takimeve ne axhenden e tij, Berisha ka gjetur kohe edhe per te vazhduar edhe turin e tij neper vende te ndryshme te Shqiperise, por edhe ne Tirane. Keshtu qe ne ditet e para te muajit gusht kreu i qeverise kreu i qeverise Berisha zhvilloi nje vizite ne rrethin e Shkodres ku zhvilloi edhe takime me banoret dhe inaugurime ne zonen e plazhit te Velipojes. Po keshtu pas kesaj vizite kreu i qeverise Berisha zhvilloi nje tjeter vizite ne qytetin e Vlores ku inauguroi shume vepra publike ne qytet dhe ne zona te tjera te ketij qarku. Ne kete vizite kreu i qeverise peruroi edhe rrugen qe lidh kete qytetin e Vlores me Bashkine e Selenices. Me pas kreu i qeverise e vazhdoi turin e tij edhe me disa zona te kryeqytetit si Bregu i Lumit dhe Berzhite, ku inauguroi aty edhe vepra te rendesishme publike. Me pas kreu i qeverise zhvilloi edhe nje takim ne Vore, ku peruroi edhe rrugen hyrese te ketij qyteti.
Paralajmerimi
Kryeministri Berisha, ne pergjigje te akuzave te opozites socialiste per vijimin e turit "Shqiperia ne NATO", ne tere Shqiperi ka deklaruar se takimet me shqiptaret do te vijojne deri ne zgjedhjet e ardhshme te qershorit te vitit 2009. Duke paralajmeruar ne kete menyre nje cikel te gjate takimesh, qe prej tij nuk quhen fushate.
2 Gusht Kreu i qeverise Berisha zhvilloi nje vizite ne rrethin e Vlores, ku peruroi edhe nje sere veprash publike ne kete qytet. Ne kete vizite Berisha inauguroi edhe rrugen qe lidh kete qytet me Selenicen.
6 Gusht Kryeministri Berisha vizitoi edhe Bashkine e Vores, duke peruruar edh r5rugen hyrese te ketij qyteti. Ne kete bashki te tronditur pas tragjedise se Gerdecit, kreu i qeverise premtoi kujdes te vecante.