PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet
Berisha

Berisha "djeg" lejet e ministrave

Fatjona Mejdini
E Hene, 18 Gusht 2008

TIRANE - Berisha u "djeg" ministrave te tij lejen e vitit. Ne vend te freskise qe ofron bregdeti, brenda ose jashte vendit, anetaret e kabinetit qeveritar do te jene te detyruar te shfrytezojne ne maksimum freskine e kondicionereve te vendosur ne zyrat e tyre. Ne kete menyre, deri me tani ministrat e kabinetit Berisha ende nuk kane arritur te marrin pushime te plota ne kete stine, ndonese vera tashme eshte drejt fundit te saj. Shkak per kete jane bere mbledhjet e qeverise te cilat kane vazhduar, ndonese temperaturat kane qendruar te larta dhe veprimtaria parlamentare ka qene e nderprere prej javesh tashme. Por nje tjeter detyrim qe i ka mbajtur ministrat e kabinetit larg pushimeve te gjata verore ka qene edhe analiza e punes 7 mujore te qeverise, e paraqitur pak dite me pare nga kryeministri Berisha, e cila i ka mbajtur ministrat te impenjuar me nxjerrjen e bilancit te punes se tyre gjate drejtimit te ministrive. Ndonese kjo analize nxori ne pah edhe punen intensive te te gjitha ministrive gjate muajve te para te ketij viti, perseri ministrat duket se nuk do te kene mundesine te pushojne gjate pas punes se 7 muajve te pare te ketij viti.

Mbledhjet

Kryeministri Berisha ka vazhduar qe ne menyre te rregullt te zhvilloje mbledhjet e qeverise se tij edhe gjate muajve te veres. Ndonese muaji gusht konsiderohet si nje muaj i cili eshte teper i vaket persa i perket veprimtarise politike, mbledhjet e kabinetit jane zhvilluar ne dy javet e para te gushtit dhe pritet te mbahen edhe ne javet ne vazhdim. Kjo i detyron edhe ministrat qe te jene prezent ne keto mbledhje dhe te mjaftohen vetem me pushimet ne fundjave, pa arritur te marrin pushime te gjata vere. Nga ana tjeter kreu i qeverise ne mbledhjet e zhvilluara ne muajin gusht ka ngritur edhe probleme te mprehta, te cilat shqetesojne prej kohesh politiken ne vend. Keshtu ne mbledhjen e fundit te qeverise, kryeministri Berisha paraqiti edhe ligjin e qeverise kunder abuzimit me token. Ne mbledhjen e radhes, duke u ndalur ne ceshtjen e verifikimit te titujve te pronesise, kryeministri e konsideroi ligjin, jashtezakonisht te rendesishem dhe qe i jep pergjigje abuzimeve te bera. Sipas tij, ky ligj mund te cilesohet si ligji i antiabuzimit me token, apo si ligji antimafia i tokes dhe ngarkoi zevendesin e tij, Pollo te kryesonte komisionin qeveritar te verifikimit te titujve te pronesise.

Analiza

Kreui qeverise, Berisha paraqiti pak dite me pare edhe analizen e qeverise se tij sipas punes se ministrive ne periudhen 1 Janar-1 Gusht 2008. Perpara medieve kryeministri paraqiti edhe materialin voluminoz te punes se qeverise ne gjysmen e pare te ketij viti. Por per paraqitjen e ketij materiali, permes te cilit u treguan edhe arritjet dhe sukseset e qeverise ne keto muaj, ministrave te kabinetit Berisha ju desh nje organizim i mire i sektoreve te tyre per mbledhjen e te dhenave. Keshtu cdo ministri u impenjua ne mbledhjen e ketyre te dhenave te cilat me pas u artikuluan nga kryeministri Berisha ne nje konference per shtyp te mbajtur pak dite me pare. Ne fjalen e tij kreu i qeverise theksoi se Shqiperia gjate ketyre muajve ka bere progres te madh si ne kuadrin e marredhenieve te saj ne arenen nderkombetare ashtu edhe ne reformat e brendshme te bera ne vend. Duke vleresuar punen e ministrave te tij, kreu i qeverise theksoi se reformat politike te Janar- Gusht 2008, realizuan ndryshimet e medha kushtetuese me te cilat u ndryshua sistemi zgjedhor dhe u shmangen krizat absurde kushtetuese dhe u fuqizua dhe mori profil te plote perendimor parlamentarizmi ne Shqiperi. Nje analize te tille qeveria e drejtuar nga Berisha e beri edhe gjate muajit Janar, ku u vune ne dukje edhe arritjet e bera nga kabineti ne 6 mujorin e dyte te vitit 2007.

Ministrat e kabinetit, te gjithe ne mbledhjen e fundit

Ne mbledhjen e fundit te qeverise te drejtuar nga kryeministri Berisha u vu re pjesemarrja e pothuajse te gjithe ministrave te kabinetit. Ndonese mesi i muajit gusht ministrat e kabinetit Berisha ishin prezent ne mbledhjen e radhes. Madje prezenca e tyre ishte edhe me e plote se ajo e muajve me intensive te politikes dhe jetes parlamentare ne vend, kur shpeshhere ne vend te tyre kane qene zv.ministrat qe kane mbrojtur punen dhe ligjet e dikastereve.




Komento artikullin | Shiko komentet (84 komente)
Te Tjera nga rubrika