 |
 |
 |
 |
PERIODIKE |
 |
 |
KERKO |
|
|
|
|
 |
Vasili: S'kerkojme gje nga Rama, por te ike nga Berisha
Bisedoi: J.Marena
E Hene, 18 Gusht 2008
Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Petrit Vasili, ne nje interviste per gazeten "Koha Jone" eshte shprehur se nuk kerkojne asgje nga Edi Rama, vetem qe te2 shkeputet nga Berisha. Duke deklaruar se do te jene force e pare politike, ai nuk ngurron te ngarkoje me pergjegjesi serish Ramen ne lidhje me ndonje abstenim te mundshem ne zgjedhjet e 2009. Nderkohe qe shprehet qarte se LSI do te jete perfaqesuese edhe e pjeses se pa kapur te PS. Ndersa Nanon e cileson nje deputet te PS dhe kaq.
Zoti Vasili, si do ta perkufizonit perplasjen e forte qe nuk po njeh renje mes LSI dhe PS, tashme qe jemi ne vitin elektoral?
Do ta perkufizoja si nje qendrim konstant te forte politik dhe te ndershem tonin ndaj te gjithe fenomenologjise politike thellesisht te ndryshuar ne kahun negative, pas shkaterrimit qe iu be Kushtetutes me 21 prill nga Rama dhe Berisha. Perpara se te akuzojme Ramen, ne kemi bere publik faktet. Ndryshe nga patetizmat totalisht demagogjike te Rames dhe Berishes, ne i kemi ofruar qytetareve dokumentet lidhur me aferen me te fundit teper te rende te tyre, lidhur me asgjesimin e klubit sportiv "Partizani" si dhe asgjesimin e parkut te madh te Liqeni Artificial, te klubit "Dinamo" te kompleksit te pishinave, te Kopshtit Botanik dhe betonizimin e tmerrshem te kesaj zone, ne dem te qytetareve te Tiranes dhe shendetit te tyre. Faktet flasin qarte dhe kane te bejne me shperdorimin e qarte e te rende te pushtetit per qellime perfitimi dhe shkeljen e ligjeve perkatese, si ai per sportin dhe ai i urbanistikes, qe jane vertet skandaloze. Perfituesit ne kete rast, ndermjet tyre edhe dhenderi i Kryeministrit, jane te evidentuar qarte, shkelja e ligjit eshte flagrante dhe firmen e pergjegjesite per keto shkelje i ka marre Edi Rama. Pra besoj se jane te qarta edhe per qytetarin me te pa interesuar per te bere nje konkluzion te pakontestueshem te sfondit politik te qarte parimor qe ka qendrimi i LSI, ne raport me kapjen e lidershipit te PS.
Duke vene re akuzat e ndersjella, ka ndonje shprese per arritjen e nje kompromisi ne momentet e fundit, pertej akuzave tashme standard te LSI se Rama bashkepunon me Berishen apo te PS se Meta pretendon per postin e kryeministrit?
Nuk kane asnje lidhje me njera tjetren keto qe thoni ju ne pyetjen tuaj. Bashkepunimi Rama-Berisha eshte nje realitet evident dhe flagrant i denoncuar nga ne dhe i pranuar edhe vete nga Rama, i cili e ka konsideruar Berishen "partner te patjetersueshem". Ndersa perralla e intriganteve te PS per ceshtjen e Kryeministrit eshte nje nga mijera intrigat e korridoreve te PS, te cilat kane shkaterruar sistematikisht ate parti dhe si nje fantazi e lige qe ka demtuar te majten, duhet perbuzur. Mendoj se bashkepunimi mes opozites eshte nje nevoje, per bllokimin e uzurpimit diktatorial te Kryeministrit Berisha ndaj gjithe institucioneve, e ne vecanti per te pasur sukses ne luften e opozites kunder ketij korrupsioni te jashtezakonshem qe perfaqeson dhe kultivon perdite ne menyre te pandalshme qeverisja aktuale. Ky bashkepunim lidhet edhe me ceshtjen persa i takon fitores se opozites mbi Berishen ne zgjedhjet e ardhshme ne vitin 2009. Por, sikurse dihet, ka qene lidershipi i PS-se qe ne menyre te njeanshme, jo vetem ka shkelur marreveshjen e pese partive opozitare, por njekohesisht ka hyre ne marredhenie flagrante, te cilat cenojne jo vetem funksionimin e institucioneve demokratike ne vend, te cilat goditen rende Kushtetuten e vendit dhe gjithe thelbin demokratik te saj qe bazohej ne ndarjen dhe balancat midis pushteteve, por njekohesisht edhe persa i takon deformimit te procesit te ardhshem zgjedhor ne vend. Nepermjet miratimit te nje Kodi Zgjedhor qe ligjeron vjedhjen e votave nga Berisha si dhe aferat me te fundit lidhur me tjetersimin dhe betonizimin e hapesirave te gjelbra ne Tirane dhe asgjesimit te klubeve sportive te kryeqytetit, duke shkelur haptas ligjin per sportin. Ne keto kushte kuptohet kur PS-ja bashkepunimin brenda opozites e ka zevendesuar me nje bashkepunim kreresh me Partine Demokratike, ne funksion jo te fuqizimit te opozites por te dobesimit te saj, te gjitha premisat per nje bashkepunim varen kryekeput nga distancimi prej ketyre lidhjeve aspak transparente dhe parimore midis Rames dhe Berishes, dhe rikthimin e PS-se ne pozicionin e nje opozite parimore.
Me konkretisht cfare kerkon LSI realisht nga PS dhe lideri i saj, Rama?
Nuk eshte LSI ajo qe kerkon ndonje gje nga Rama dhe as ka kerkuar ndonje here ndonje gje prej tij. Perkundrazi ka qene ky i fundit qe ne momentet e veshtiresive te medha politike te tija personale, ka kerkuar LSI-ne dhe Ilir Meten sic qene edhe zgjedhjet e 18 shkurtit 2007, kur ne loje ishte fati politik i tij si kryetar i PS dhe si kryetar bashkie. Ne kemi kerkuar thjesht dhe vetem qe Rama ti kthehet opozites dhe te nderprese aferat e tija politiko-financiare me Berishen dhe te mos vazhdoje te dekurajoje me veprimet e tij elektoratin e partise se tij. Njeheresh te mos behet pjese e katastrofes elektorale qe po gatuan me Berishen, sepse e gjithe pergjegjesia per prishjen e zgjedhjeve te ardhshme do te bjere vetem mbi te.
Mendoni se nje opozite e bashkuar mund te fitoje zgjedhjet?
Modeli zgjedhor me proporcional rajonal alla spanjoll nuk e ka bere nje imperativitet kete gje. Dhe kjo sigurisht per arsye te pazarit Rama-Berisha, i cili synonte te krijonte pushtete personale sa me te medha ne dem te realiteteve te verteta politike, edhe duke pervetesuar votat e te tjereve, sa eshte e mundur me shume. Sigurisht qe nje opozite me kohezive eshte nje element me shume per krijimin e frymes se nje optimizmi me te madh per tu perballur me Berishen. Gjithsesi per LSI-ne kjo nuk perben aspak problem sepse ne do te konkurrojme e fitojme per arsye te mbeshtetjes shume te gjere elektorale dhe te krijimit te frymes se nje opozite te papajtueshme me abuzimet me pushtetin ngado qe ato te vijne, nga Berisha apo edhe nga Rama. Qytetaret mbeshtesin gjithmone ata qe flasin me zerin e tyre dhe LSI me mire se kushdo tjeter e ka bere kete.
Ka tentativa nga ana e PS per terheqjen vec PSD dhe te PDS dhe PAD drejt nje koalicioni te gjere, pa perjashtuar aleancat e mundshme rajonale me PBDNJ e ndoshta dhe me PDK. Cili do ishte reagimi i LSI?
Jam indiferent ndaj tentativave te cdo lloji qe kane te bejne me probleme te vete PS. Sa i perket marredhenieve me aleatet dhe respektimit te tyre, PS eshte nje shembull ekzemplar pabesie qe sigurisht nuk duhet ndjekur. Desha te shtoj se persa i perket partive te vogla te sipercituara, sipas prononcimeve te shumta te vete Rames dhe drejtuesve te PS, edhe vete sistemi spanjoll eshte bere enkas per asgjesimin e tyre.
Mendoni se nje bashkepunim per kodin zgjedhor mes LSI dhe PS do te ishte dhe ura lidhese e nje bashkepunimi parazgjedhor?
S'ka asnje lidhje komunikimi institucional per reformen zgjedhore me bashkepunimin politik me PS-se. Takimet institucionale dhe transparente per nje nga plaget me te medha te te gjithe pluralizmit shqiptar dhe qe jane zgjedhjet e lira dhe standardet e tyre jane nje normalitet per LSI-ne. E cila e ka konsideruar pa asnje ekuivok realizimin e zgjedhjeve te lira dhe te ndershme kycin e realizimit real te demokracise ne vend dhe qeverisjes se mire, te lindur mbi maxhoranca te verteta dhe jo me, te manipuluara nepermjet dushqeve te njepasnjeshem. Ne kerkojme miratimin e nje Kodi, qe nuk lejon vjedhjen e votes se te majteve nga Berisha si dhe manipulimin e zgjedhjeve ne tavoline. Ne duke pasur kredon tone zgjedhjet e lira, nuk do te kursehemi ne ndihmen tone per realizimin e tyre brenda standardeve. Personalisht nuk jam optimist ne komunikimin me lidershipin e PS-se, nisur nga paqendrueshmeria tashme e njohur e tij, si dhe pas pazareve, flirteve pambarim dhe kapjes nga Berisha. Por kryesia e LSI-se ka marre nje vendim politik per te ndermarre komunikime politike, per te tentuar permiresimin e Kodit Zgjedhor dhe besoj se cdo mesazh konstruktiviteti ne emer te zgjedhjeve te lira eshte i dobishem.
Neqoftese e majta humbet zgjedhjet dhe Berisha mbetet ne pushtet, si do te justifikoheni para elektoratit tuaj qe mbetet ne opozite, dhe ne rast se rriteni si parti me 4 pike?
Ta fillojme nga fundi. Rritja e LSI-se do te jete me shumefisha dhe besoj rezultati i Kasharit ju ndihmon si argument per te me kuptuar. Sigurisht qe ne garen e ardhshme elektorale e gjithe pergjegjesia per rezultatin e opozites bie mbi lidershipin e PS, i cili pas shnderrimit te tij ne nje shtojce te Berishes per dhunimin e Kushtetutes, per Kodin Zgjedhor dhe per aferat ndertimore, i dekurajon zgjedhesit opozitare me veprimet e tij te paprincipta dhe me perseritjen e te njejtes papergjegjshmeri si ne 3 korrik 2005, kur dhe atehere i dhuroi fitoren Berishes. Madje duke i dhuruar atij edhe ish aleatet e djeshem, te cilet u sponsorizuan haptas ne 3 korrik 2005 me votat e dhuruara nga PS, duke vjedhur ne menyre te turpshme dhe te paskrupullt votat e LSI. Mbeshtetesit e LSI te gjithe do te marrin pjese ne procesin e ardhshem zgjedhor dhe do te votojne per LSI, si menyra me e mire per rrezimin e Berishes. Ndersa per zgjedhesit e tjere opozitare qe nuk e ndjejne veten te perfaqesuar nga PS, si pasoje e kompromiseve te pafundme te lidershipit te PS me Berishen dhe e demonstrojne kete vecanerisht me abstenimin e tyre, pergjegjesia e gjitha do te bjere mbi Ramen dhe te gjithe ata prane tij. Te cilet sponsorizojne nje politike pro Berishes, per te garantuar interesat e tyre personale dhe vendin e tyre ne listen e ardhshme te mbyllur per deputete.
Ne rast se numri i deputeteve te LSI do percaktonte balancat pas zgjedhjeve, nga do anonte partia juaj?
Si forca politike opozitare me perfaqesuese e te majtes shqiptare, LSI do te siguroje me votat e saj rikthimin e te majtes ne pushtet. Megjithate duhet te presim rezultatet e zgjedhjeve, te cilat do te jene me shume surpriza. Dhe zgjedhjet e fundit ne Kashar e provuan katerciperisht kete. Me pas do te flasim me qarte per cdo gje.
Nanon e keni akuzuar per bashkepunim me Berishen, si dhe keni deklaruar voten tuaj kunder per te si President. Tani, eshte i vlefshem kontributi i tij ne koalicionin "E majta per Integrim", per largimin e Berishes?
Aktualisht nuk ka asnje kontribut politik te z.Nano, pervec heshtjes se tij te gjate dhe te njohur. Keshtu qe e kam te pamundur te bej analiza politike ne boshllek dhe per me shume te nje deputeti, qe eshte pjese e Partise Socialiste.
Jeni deklaruar se do jeni force e pare politike ne zgjedhjet 2009. Mbeshteteni ne rritjen e partise suaj, keqqeverisjen e Berishes apo keqmenaxhimin e opozitarizmit nga ana e kryesocialistit Rama?
Rritja e LSI eshte spektakolare, e vazhdueshme dhe e qendrueshme. Testi i Kasharit ishte emblematik si nje e dhene konkrete. Ketu eshte edhe baza kryesore e objektivit tone per te qene force e pare. Mekanizmi organizativ dhe motivimi politik ne LSI eshte i pangjashem me asnje parti tjeter dhe eshte kolauduar si nje binom qe sjell sukses te gjere elektoral. LSI vlereson se kjo eshte qeverisja me e dobet qe ka pare vendi. Duke perdorur si instrument qeverisjeje nje demagogji mediatike gebelsiane qeverisja e Berishes ka harruar qeverisjen e vertete per dy arsye. Se pari, sepse klientelizmi politik dhe deshira e shfrenuar per pasurim personal eshte e pakontrolluar dhe se dyti, sepse instrumentet qeverises te dominuar nga nje perzgjedhje partiako-elektorale kane bere qe te atrofizohet cdo mundesi per te qeverisur mire, duke bere qe kriza e qeverisjes te thellohet pas cdo viti, duke u renduar progresivisht. Qe duhet nje opozite e forte dhe pa kompromis, per LSI-ne nuk ka asnje dileme qe duhet te jete. Dhe LSI eshte sjelle si nje opozite e tille. Per kete arsye njerezit kane besuar dhe besojne gjithnje e me shume tek ajo. Por edhe keqmenaxhimi, drejtimi i kompleksuar dhe i frikesuar prej Rames si dhe aferat e ketij te fundit me Berishen, ne emer te nje bashkepunimi gjoja per interesa te vendit dhe qe kishte te bente ne fakt me nje afere te madhe, nga ku fillonte nga mbyllja e ceshtjes se tragjedise se Gerdecit edhe deri tek kthimi i nje Gerdeci urbanistik edhe te ketyre terreneve sportive apo siperfaqeve te gjelbra qe kane mbetur ne Kryeqytet apo ne zonat e tjera te vendit, ka bere qe ne te marrim persiper edhe perfaqesimin e asaj pjese te PS, qe e gjen veten teresisht jashte kesaj pjese te opozites te kapur.
|
|
|
 |
Te Tjera nga rubrika |
|
- PS: Skema e afrimit te aleateve
- "Gerdeci", Oketa pergenjeshtron Oketen
- Berisha, javen tjeter ne Tropoje
- "Shkolla e re ne Marqinet, ne kohe rekord, Gerdeci zone normale"
- "Gerdeci", zhgenjimi i fundit
- Qeveria dha 1.6 miliarde per tragjedine e Gerdecit
- Mediu: Legalizimi, jo ne kurriz te pronareve legjitime, te merren masa
- "Mandatin e dyte, gati projektet"
- Xhufi: Bollano eshte nje provokator i frymezuar keq
- Rikthimi i mundimshem pas 11 vitesh ne vendlindje
- Nano s'arriti te vizitoje Tropojen, Meta e Rama po
- Masat sigurie per takimet e Berishes ne Tropoje e Has
- Xhufi: PD-PS po e trajtojne Reformen zgjedhore si biznes
- Kodheli: Meta, nje vegel e verber ne duart e Berishes
- Klosi: Kjo vere, me e ndotura se asnjehere
|
|