PS: Berisha e mbylli “Gerdecin”
E Diele, 17 Gusht 2008
TIRANE - Nenkryetari i grupit te PS, Erjon Brace deklaroi dje ne nje konference per shtyp se hetimet per tragjedine e Gerdecit jo vetem jane penguar, por edhe jane bllokuar nga kryeministri. Sipas Braces, me keto manovra, Berisha s'po ben gje tjeter vecse po mbron autoret e vertete te tragjedise qe mori jete njerezish. Nje reagim I tille ka ardhur pas deklaratave te dy diteve me pare te Kryeministrit Sali Berisha se qeveria nuk ka penguar hetimet per Gerdecin. Nenkryetari i Grupit parlamentar te PS, Erjon Brace deklaroi dje se hetimet per tragjedine jo vetem jane penguar, por edhe jane bllokuar nga kryeministri dhe nga kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. “Kryeministri me shenje tha se nuk ka penguar hetimet per Gerdecin, por ne fakt ai duhet t’u thoshte shqiptareve se i ka mbyllur hetimet, se ai e ka klasifikuar ngjarjen dhe per kete shkak ai ka mbrojtur dhe autoret e krimit shteteror te Gerdecit, kur e ka cilesuar ngjarjen me vendim qeverie si aksident te thjeshte teknologjik”. Nenkryetari i Grupit parlamentar te PS, Brace mes te tjerash tha se kryeministri nepermjet Kryetares se Kuvendit ka imponuar rrjedhen e hetimeve per tragjedine e Gerdecit qe mori jete njerezish dhe shkaktoi deme te shumta materiale. “Per me teper kryeministri duhet t;u thoshte shqiptareve se zevendesja e tij ne parti apo numri dy i shtetit, kryetarja e Kuvendit i mori kohe prokurorise dhe i dha me pas kohe keqberesve me letren e saj skandaloze qe dhunonte rende pavaresine e hetimeve, ku urdheronte me firmen e vulen e Kuvendit te Republikes se Shqiperise se duhej hetuar ai apo ai tjetri. Madje me letren e saj, ajo impononte dhe rrjedhen e hetimeve”, eshte shprehur dje nenkryetari i grupit socialist. Ne kete kuader, Brace ne emer te PS-se akuzoi qeverine se nuk ka marre masat ndaj krimit qe ka kapur shtetin. “Kryeministri nuk ka ndermarre asnje veprim administrativ, jo me ndonje reforme institucionale dhe ligjore si reflektim te renies se shtetit ne krim dhe kapjes se qeverise nga krimi, lidhjes se krimit me familjen biologjike dhe politike, madje nuk ka marre asnje veprim qe te jape garanci qe krim si ai i Gerdecit nuk do te ndodhe me”, tha Brace. Nderkohe qe nga ai nuk kane munguar akuzat dhe per lidhje me qarqe kriminale te shtetit te drejtuar nga Berisha, duke kerkuar me insistim distancimin e tij nga keto qarqe. “Ky njeri eshte i lidhur me qarqet kriminale qe kane te bejne me vrasjen e ish-kryeministrit serb, Zoran Gjincic dhe me klanin e Zemunit. Gjithashtu ai ka lidhje me trafikantet e armeve. Nuk kemi deri sot asnje analize te kryeministrit per krimin shteteror te Gerdecit. Madje, sot e kesaj dite, kryeministri i vendit nuk ka regjistruar asnje deklarate ku te distancohet nga fenomeni korruptim i kapjes se shtetit qe shpertheu ne Gerdec”, ka deklaruar Brace. Sipas tij, Kryeministri e kishte te lehte te bente minimumi gjate ketyre 5 muajve, te vinte ne zbatim ligjin “Per kontrollin shteteror te veprimtarise se import eksportit per mallrat ushtarak dhe mallrave e teknologjive per prodhim te dyfishte”. “Ne pronesi te tij gjenden detyrimi i qeverise, qe brenda 6 muajve, duhej te kishte ngritur autoritetin shteteror te eksporteve ushtarake, nje institucion qe edhe sot e kesaj dite nuk eshte ndertuar”, tha nenkryetari i Grupit te PS. S.P