PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PD: Ftese ndaj Cekes dhe Pollos per bashkim


E Diele, 17 Gusht 2008

TIRANE – PD konfirmon zyrtarisht hapjen ndaj ish-themeluesve te saj dhe atyre qe kontribuan ne vitet e para te pluralizmit ne Shqiperi dhe qe nuk kane diferenca ne programin politik te tyre me partine nga e cila u shkeputen vite me pare. Ka qene sekretari i organizimit ne PD, Flamur Noka ai qe ka deklaruar dje se PD ka hapur deren tashme per te gjitha keto figura qe te japin kontributin e tyre per fuqizimin dhe konsolidimin e metejshem te PD. “PD ka ndermarre nje hapje totale ndaj te gjithe personaliteteve dhe njerezve me kontribute historike ne demokratizimin e vendit. Hapja e partise do te shoqerohet edhe me ftesa ndaj atyre qe kontribuuan ne themelimin e PD, ndaj atyre qe kontribuuan ne vitet e para te pluralizmit ne Shqiperi dhe qe nuk ndajne disrakordance me PD, ne platformen dhe programin e tyre politik, sic eshte PAD. Dhe do te jemi krejtesisht te hapur per afrimin dhe inkorporimin e PDR ne PD”, ka deklaruar sekretari i organizimit, Noka ne lidhje me idene e bashkimit te ketyre partive, me partine meme, PD nga e cila kane dale vite me pare. Kjo hapje ndaj te te larguarve, perben dhe hapjen e dyte per te afruar prane PD te gjithe ish-themeluesit qe nga ata qe jane tashme ne PAD si dhe te larguarve te PD qe jane ne PDR dhe partite e tjera te qendres dhe te qendres se djathte, shoqerise civile dhe grupeve te interesit te gatshem te kontribuojne per PD. Hapja e pare eshte bere ne vitin 2005, teksa u kthyen Ruli, Cikuli, Demi, Uka si dhe te rinjte qe solli nje format tjeter te PD dhe ardhjen e saj ne pushtet. “Pas kesaj te kemi nje PD me solide, me te bashkuar dhe me te fuqishme se kurre, te gatshme per te fituar zgjedhjet e ardhshme parlamentare te vitit 2009”, tha Noka. A.G












Komento artikullin | Shiko komentet (5 komente)
Te Tjera nga rubrika