PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

PD, gati riperteritja ne shtator


E Diele, 17 Gusht 2008

TIRANE – Ne shtator starton faza e dyte e fushates brenda Partise Demokratike, ne te gjithe deget e saj ne rrethe. Nje fushate e cila nis paralelisht dhe qe perfshin tere gamen e ristrukturimit dhe te rifreskimit te strukturave te PD. Ka qene Sekretari i Organizimit ne Partine Demokratike, Flamur Noka ai qe ne nje prononcim per gazeten “Koha Jone” ka bere te ditur dhe detaje te funksionimit te kesaj faze, e cila nuk konsiston vetem ne procesin e zgjedhjeve drejtuesve te strukturave te reja ne PD, por perfshin anetaresimet e reja, thithjen e potencialeve nga te gjitha shtresat per fuqizimin e PD dhe ne vecanti pershtatjen e kesaj partie me sistemin e ri zgjedhor, sistemin proporcional rajonal. “Eshte vijim i fazes se pare, e cila konsistonte ne kontaktet, bisedat dhe thithjen e mendimit te bazes se partise, riperteritjen e saj, nepermjet anetaresimeve te reja, si dhe krijimi e nje database anetaresie, qe do te sherbeje per ndertimin e nje regjistri te sigurte anetaresie ne parti. Fushata ne te gjitha deget e PD ka filluar qe ne pranvere dhe kishte te bente me bashkebisedimin dhe hapjen ndaj te gjitha shtresave te popullsise, te cilat jane te gatshme te kontribuojne ne riperteritjen e PD, ne demokratizimin e vendit dhe ecjen para nepermjet qeverisjes s djathte”, ka deklaruar dje Noka, sekretar i organizimit ne PD. I cili nuk ka munguar te shprehet se faza e dyte e fushates ne PD, eshte faza e hapjes totale ndaj te gjitha vlerave te shoqerise shqiptare te gatshme per kontribuar ne zhvillimin e vendit. “Kjo faze perkon dhe me zgjedhjet ne te gjitha strukturat e degeve te PD, me thithjen e elementit te ri dhe riperteritjen e drejtimit te tyre. Rifreskimi i strukturave drejtuese eshte lene ne dore te vete strukturave te degeve te PD ne rrethe, te cilet do te nxjerrin ne krye te tyre njerezit me me potencial, qe do t’i udheheqin dhe ne fushaten elektorale”, tha Noka. Per te, grupet e punes, sipas vendimit te kryesise, qe perbehen nga anetare kryesie, te Keshillit Kombetar dhe deputete, jane tashme te atashuar ne baze, dhe ne funksion total te fushates per riperteritjen dhe rifreskimin e partise. “Nje rol te rendesishem luan dhe udhezimi i ri per te pershtatur dhe modernizuar organizimin dhe funksionimin e partise ne funksion dhe te sistemit te ri zgjedhor ne te gjitha deget e PD, per te realizuar nje fitore te sigurte ne zgjedhjet e pergjithshme parlamentare te vitit te ardhshem”, tha Noka. A.G


Komento artikullin | Shiko komentet (4 komente)
Te Tjera nga rubrika