Shkrirje PDR-PD, te tjerat duan federate te djathte
E Diele, 17 Gusht 2008
Bashkimin me Partine Demokratike e ka konfirmuar vete i pari nenkryetari i PDR, Tritan Shehu. I cili nuk ka munguar te shprehet se ne filim te shtatorit do te fillojne negociatat per bashkim, qe do te sillte dhe kthimin e natyrshem te lidereve ish-themelues ne partine ne te cilen bashke me te tjeret e krijuar ne vitin 1990. Nderkohe qe dhe nga PD sinjalet kane qene pozitive, te konfirmuar dhe nga vete Berisha. Por sinjale pozitive ka leshuar dhe Ceka, ndonese jo per bashkim por perfshirje ne koalicion, apo ne federaten e djathte. E cila eshte perkrahur fuqishem nga ana e republikaneve, te cilet kane qene dhe ideatore te ketij riorganizimi te se djathtes, ku partite politike te ruajne identitetin e tyre. Nje ide e mbeshtetur kjo edhe nga demokristiani, Nard Ndoka, perpara se te largohej nga qeveria ku mbante dhe postin e Ministrit te Shendetesise. Gjithsesi, tashme PDR e ka vendosur shkrirjen me PD, ndersa te tjerat presin federimin ne kete parti.