PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

LSI, shqetesim per Gjergjine


E Enjte, 14 Gusht 2008

Levizja Socialiste per Integrim reagoi dje mbi zhvillimet me te fundit ne Gjeorgji. Kryetari i kesaj partie, Ilir Meta duke shprehur shqetesimi e LSI lidhur me kete situate, theksoi se "ne shpresojme qe Rusia, te mos heqe dore nga perpjekjet e saj, si nje faktor shume i rendesishem global, per te kontribuar per percimin e paqes dhe te sigurise, jo vetem per shtetet perreth saj, por edhe ne nivel global dhe te respektoje sa me shpejt sovranitetin e Gjeorgjise dhe te bashkepunoje ngushte me Bashkimin Evropian dhe me Shtetet e Bashkuara te Amerikes, per normalizimin e situates ne ate rajon". Njekohesisht, sipas tij, qeveria dhe autoritetet e Gjeorgjise duhet te tregohen te permbajtura dhe bashkepunuese per respektimin e minoriteteve ne Gjeorgji, sipas standardeve evropiane, perderisa Gjeorgjia ka shprehur haptas aspiratat e saj per bashkim me Unionin Evropian, apo edhe me NATO-n.


Komento artikullin | Shiko komentet (2 komente)
Te Tjera nga rubrika