PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Kosove-Serbi vetem biseda praktike


E Marte, 05 Gusht 2008

Bisedimet praktike ndermjet Prishtines dhe Beogradit nuk do te cenojne ceshtjet qe kane te bejne me shtetin dhe sovranitetin e Kosoves, kane perseritur perfaqesuesit kosovare. Bisedimet Prishtine - Beograd dhe pozita e komunitetit serb nuk duhet lejuar qe t'i sherbejne Serbise qe te shtrije autoritetin e vet ne vise te caktuara te Kosoves, thone perfaqesuesit kosovare. Ndersa Qeveria shprehet e matur, por e gatshme te nise bisedimet edhe me Serbine, si dhe me vendet tjera te rajonit, per definimin e, sic thuhet, ceshtjeve praktike, opozita ne anen tjeter ve ne dyshim rolin dhe kompetencat e shefit te UNMIK-ut qe te udheheqe keto bisedime, marre parasysh se UNMIK-u nuk ka ndonje rol as me Kushtetuten e Kosoves dhe as me pakon e Ahtisaarit. Sido qe te jete, zevendeskryeministri Hajredin Kuci thote se ceshtja e dialogut me Beogradin duhet te definohet si ceshtje e dy vendeve te pavarura, ku nuk do te preken ne asnje forme ceshtjet e sovranitetit. "Ceshtja e bisedimeve, respektivisht e dialogut me Beogradin, duhet te jete si dialog ne mes te dy shteteve te pavarura e sovrane, por ne asnje rast nuk do te flitet per poziten juridike dhe politike te Kosoves dhe nuk do te flitet per organizimin e brendshem te Kosoves". Nderkohe, opozita kerkon qe te rishikohet pozita dhe roli i shefit te UNMIK-ut ne keto bisedime. Deputetja e Aleances per Ardhmerine e Kosoves, Gjylnaze Syla, thote se UNMIK-u nuk parashihet me Kushtetuten e Kosoves dhe as me pakon e Ahtisarit. Gjithashtu, sipas saj, shefi i kesaj administrate nuk mund ta perfaqesoje Kosoven ne bisedime. Deputetja Syla i ben thirrje Qeverise se Kosoves qe te marre primatin ne bisedime dhe te perfaqesoje vendin, ashtu si e parasheh edhe Kushtetuta. "Sipas Paketes Ahtisaari, qendron shume qarte se Qeveria dhe shteti i Kosoves kujdesen per ceshtjet e veta dhe jane pergjegjes per ceshtjet e veta. Prandaj, ne natyrisht do te thirremi ne ate qe kemi si obligim me Paketen Ahtisari, qe eshte obligim edhe ndaj bashkesise nderkombetare, por, ne anen tjeter, ne radhe te pare, ndaj popullit e Kosoves, e qe eshte ruajtja e interesit te popullit te Kosoves", theksoi Syla.

Bazuar ne planin e Sekretarit te Pergjithshem te Organizates se Kombeve te Bashkuara, Ban Ki Mun, per rikonfigurimin e UNMIK-ut, parashihet qe Prishtina dhe Beogradi te nisin bisedimet teknike per disa fusha, perfshire edhe doganat, gjykatat dhe policine, sidomos per zonat e banuara me serbe e te arrihet nje kompromis.








Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika