PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Pavaresia e Kosoves, ndryshime ne historine e arsimit baze


E Diele, 03 Gusht 2008

Tekstet shkollore do te nisin te shperndahen te marten. Kjo eshte pergjigja qe u kane dhene botuesit librarive, te interesuara per kete ceshtje. Mungesa e librave ne treg ne kohen e premtuar, pra me 1 gusht, beri qe pronaret e librarive te kerkojne shpjegime. Keshtu, ata kane marre pergjigje se te marten, ato do te furnizohen dhe mund te nisin nga shitja e teksteve shkollore. Aktualisht mesohet se ne kryeqytet kane dale ne treg titujt e teksteve shkollore te botuara vetem nga 3 shtepi botuese. Me se shumti, furnizimi eshte per bere librat e arsimit te mesem, ndersa furnizimi i madh pritet qe te nise nga data 5 gusht, ku do te kete edhe libra per shkollave e arsimit baze, 9-vjecar. Gjate dites se pare, kur pritej te realizohej premtimi i Ministrise se Arsimit per shperndarjen e teksteve shkollore, librarite kane qene te boshatisura, ndersa prinderit jane kthyer duarbosh ne shtepite e tyre. Para pak kohesh, MASH deklaroi se sivjet nxenesit do te mund t'i blejne librat shkollore edhe neper posta. Keshtu, koordinimi i punes ne librari dhe posta do te shmange radhet e vjetshme te cilat shkaktuan kaos. Gjithashtu, vjet humben edhe fatura per shkak se prinderit i blinin librat nje e nga nje. Listat e nxenesve do te shperndahen sipas nje grafiku te caktuar, ne menyre qe te mos kete probleme. Keshtu, paraprakisht pretendohet se gjithcka do te shkoje me mire gjate procesit te shperndarjes se librave shkollore, ne hyrje te vitit shkollor 2008-2009. Megjithate eshte ende heret per te folur, sepse deri para dy ditesh, ende nuk kishte filluar procesi i shperndarjes, edhe pse u premtua para pak ditesh nga ministri i Arsimit Fatos Beja.


Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika