PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Hetimi i organizates botore, Mitrovica percan OKB


E Diele, 03 Gusht 2008

Hetimi i organizates boterore rreth nderhyrjes se trupave te Kombeve te Bashkuara dhe te NATO-s ne ndertesen e gjyqit ne Mitrovice me 17 mars ka kritikuar perdorimin e forces. Ky eshte vleresim i bere ne nje raport te brendshem te Kombeve te Bashkuara qe ne nje brifing te mbyllur e ka prezantuar ndihmes sekretari i pergjithshem i kesaj organizate per operacione paqesore Edmond Malet. Agjencia Rojter citon ambasadorin rus Vitali Curkin t'u kete thene gazetareve pas brifingut te mbremshem se hetimi i Kombeve te Bashkuara ka konkluduar se perdorimi i atehershem i forces kunder serbeve te Kosoves ishte "absolutisht i paarsyeshem". Por, diplomatet perendimor qe ishin ne kete brifing kushtuar ketij hetimi ate e kane cilesuar ndryshe. Ata kane konfirmuar se hetimi ka marre qendrim kritik per aksionin dhe se ishin injoruar keshillat nga selia e Kombeve te Bashkuara, por kane shtuar se deshmite kane treguar se trupat dhe policia kane vepruar brenda mandatit te tyre.




Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika