PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Hyseni: Nje shtet i Amerikes Latine do ta njohe Kosoven


E Diele, 03 Gusht 2008

Ministri i Puneve te Jashtme te Kosoves, Skender Hyseni, ka deklaruar per gazeten "Zeri", se nje shtet me influence i Amerikes Latine brenda dy ditesh do ta njohe Republiken e Kosoves. "Une sapo mbarova nje bisede telefonike me nje ambasador te nje vendi te Amerikes Latine, nuk do t'ia them emrin ketij vendi qellimisht, dhe ambasadori me njoftoi se Qeveria e ketij vendi do te marre vendim brenda dy diteve per njohjen e Kosoves. Eshte nje vend me influence i Amerikes Latine", ka deklaruar Hyseni. Ne nje interviste per kete te perditshme, Hyseni po ashtu ka shtuar se perfaqesuesit e shume vendeve me te cilet ka biseduar ne margjina te sesionit, perkatesisht te mbledhjes se Keshillit te Sigurimit, kane dhene premtime te qarta se njohjen (e Kosoves) do ta bejne shume shpejt dhe ne kohen e duhur. Kosova tashme ka vendosur nje delegacion te posacem per te lobuar ne vende te ndryshme te botes per njohjen e saj, pasi nje prioritet i ekzekutivit kosovar eshte edhe njohja e shtetit me te ri ne Ballkan nga sa me shume vende.






Komento artikullin | Shiko komentet (0 komente)
Te Tjera nga rubrika