PERIODIKE

KERKO

Printo Artikullin Printo Artikullin  |  Komento artikullin Komento artikullin  |  Shiko komentet

Bosnja e Hercegovina nuk i njeh pasaportat e Kosoves


E Diele, 03 Gusht 2008

Bosnja e Hercegovina nuk i njeh pasaportat e Kosoves dhe qytetaret me kete lloj te dokumenteve nuk mund te hyne ne BeH dhe as te marrin vize, ka deklaruar ministri i Puneve te Jashtme te ketij vendi, Sven Alkalaj. Ne nje deklarate per mediat boshnjake Alkalaj ka bere te ditur se, Ministria e Puneve te Jashtme i ka derguar keto instruksione ne te gjitha perfaqesite konsullore te BeH. "I kemi derguar instruksione perfaqesive tona qe te mos i pranojne keto pasaporta dhe te mos japin viza, mirepo edhe te vazhdojne me praktiken e deritashme, pra t'i pranojne pasaportat e UNMIK-ut, te cilat i shfrytezojne qytetaret e Kosoves" ka thene Alkalaj, per te shtuar se vendimin per njohjen e pasaportave te Kosoves, mund ta sjelle vetem Kryesia e Bosnjes e Hercegovines. Bosnjes e Hercegovines ka qene gjithmone nje kundershtues i forte i hapave te hedhura nga shteti me i ri ne Ballkan, duke menjanuar ne cdo menyre njohje dhe ekzistencen e saj.




Komento artikullin | Shiko komentet (1 komente)
Te Tjera nga rubrika