Kosovaret hyjne ne Maqedoni me pasaportat e Kosoves
E Diele, 03 Gusht 2008
Shkupi zyrtar e ka mbajtur fjalen duke lejuar hyrjen e qytetareve te Kosoves ne Maqedoni me pasaporta te Republikes se Kosoves. Lajmin e kane konfirmuar zyrtare te policise kufitare. Koleget maqedonas e kane njoftuar Policine e Kosoves se kane marre nje shkrese zyrtare nga Ministria e Puneve te Brendshme e shtetit te tyre, nepermjet se ciles jane obliguar t'i trajtojne si te vlefshme pasaportat e shtetit te Kosoves. Maqedonia nuk e njeh ende Kosoven si shtet te pavarur, por ka thene se nuk do t'i pengoje qytetaret e saj te hyjne ne Maqedoni me pasaportat e shtetit te ri. Pas shpalljes se pavaresise se Kosoves shtetit me te ri ne Ballkan i duhej te perballej me shume sfida, sic ishte njohja e pavaresise se saj dhe vendosjen e marredhenieve midis vendeve te ndryshme. Gjate kesaj kohe ne Kosove, shteti me ane te Kushtetutes se re te hartuar ka marre te gjitha kompetencat, por problem per momentin po shikohet ne njohjen e pasaportave te leshuara prej saj nga vende te ndryshme qe akoma se kane njohur ate.